Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, partitë politike kanë gati kandidaturat

9 vjet ago
in Të Gjitha
Zgjedhjet lokale në Maqedoni, partitë politike kanë gati kandidaturat

Partitë politike në Maqedoni janë pranë zyrtarizimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, në të cilat pritet të zgjidhen drejtuesit e pushteteve vendore në 80 komuna dhe Shkupin, si njësi e veçantë e administrimit lokal, që në përbërjen e tij ka dhjetë komuna urbane.

Nga këto komuna, 16 janë më shumicë shqiptare. Në to, pritet të zhvillohet një garë e fortë elektorale mes partive politike shqiptare, si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë, Dibër, Çair dhe komuna tjera rurale.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që aktualisht drejton shumicën e këtyre komunave, pritet që të zyrtarizojë edhe për një mandat shumicën e kryetarëve aktual, si Teuta Arifin në Tetovë, Nevzat Bejtën në Gostivar, Fatmir Deharin në Kërçovë, i cili tashmë ka publikuar kandidaturën, por nuk përjashtohet as mundësia e koalicioneve të mundshme me partitë tjera, përfshirë edhe Lidhjen Social Demokrate, me të cilën është në koalicion qeverisës.

“Për momentin ende nuk janë mbyllur bisedimet, pasi afati është deri më 14 shtator. Ka sinjale për bashkëpunim. Po bisedohet dhe ne si parti jemi të hapur për koalicione, për përforcime të indit tonë, ideologjisë sonë, por për të formalizuar gjitha këto bisedime, duhet të presim edhe pak ditë, por parimisht bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv”, thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Partitë tjera më të mëdha shqiptare, si Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, pritet të jenë konkurrentët më të fortë të BDI-së dhe që të hyjnë në garë sa më të përgatitura, kanë shqyrtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm.

“Në këto zgjedhje do të garojmë individualisht në rrethin e parë, por me mundësi për bashkëpunim në kuadër të degëve që të mund të arrihet ndoshta një bashkëpunim edhe në raundin e parë. Ekziston vullneti i mirë që për raundin e dytë të mbështesim njëri-tjetrin, ndërsa me partitë tjera, deri më tani nuk kemi pasur bisedime konkrete”, thotë Shaban Zendeli nga Lëvizja Besa.

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, njëherësh ministër i Shëndetësisë, thotë se bashkëpunimi do të jetë i mirëseardhur, para se gjithash mes partive shqiptare, meqë, sipas tij, ende nuk është koha për një gjë të tillë edhe me partitë maqedonase, shkruan rel.

Taravari: Ne e kemi lënë që për bashkëpunimin në nivelin lokal të vendosin partitë shqiptare. Kjo vlen edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa, por edhe me partitë tjera pasi mendojmë se ende është koha kur shqiptarët duhet të prezantohen nga partitë shqiptare, e jo ato maqedonase.

Por, nga LSDM-ja e cila prezanton konceptin qytetar, thonë se në garë do të hyjnë edhe me kandidatë shqiptarë.

“Si parti shumëetnike ne do të nominojmë kandidatë nga të gjitha bashkësitë etnike. Ne në Haraçinë të Shkupit do të kemi kandidate femër shqiptare për kryetare të Komunës. Bashkëpunim do të kemi edhe me partitë tjera të koalicionit, varësisht konceptit dhe programeve partiake për të mirën e shtetit. Pushteti lokal është shumë i rëndësishëm për jetën e përditshme të qytetarëve, andaj edhe besoj se do të gjejmë partneritetin më të mirë të mundshëm”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë. Partia e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar një numër të madh të votave të shqiptarëve.

VMRO-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka zyrtarizuar kandidatët në më shumë komuna. Kjo parti aktualisht udhëheq në mbi 50 komuna, por pas ndërrimit të pushtetit qendror pritet betejë e ashpër me LSDM-në në pushtet. Gara kryesore do të zhvillohet në Shkup, por edhe në qytete tjera më të mëdha si në Kumanovë, Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë e komuna të tjera.

Tags: gatikandidaturatkanëlokalemaqedonipartitepolitikeZgjedhjet

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Helmohet Eros Grezda, Panuçi vihet në vështirësi

Helmohet Eros Grezda, Panuçi vihet në vështirësi

Kroacia vendos esktradimin e Ismail Morinës në Serbi. Familjarët: Të lihet i lirë, ndryshe vetëflijohemi

(DOKUMENTI) Ballist Morina ekstradohet drejt Serbisë, ja vendimi i Gjykatës Supreme të Kroacisë

(VIDEO) Maqedoni- Shqipëri, Plisat “pushtojnë” Strumicën

(VIDEO) Maqedoni- Shqipëri, Plisat "pushtojnë" Strumicën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes

by mirseda
15:46 | 11/03/2026
0

Me kërkesën e bërë nga BIRN dhe Asociacioni i Gazetarëve për mbylljen e TikTok-ut, këtë të mërkurë...

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

15:40 | 11/03/2026
“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës

“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës

14:26 | 11/03/2026
Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

14:22 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com