Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka rikujtuar deklaratën e tij të dhënë në vitin 2013, pas zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike, ku do përcaktohej kreu i ri i kësaj force politike.
Në videon e publikuar në rrjetin social, Facebook, Patozi në një intervistë asokohe në ‘Top Story’, deklaroi se fitorja e Lulzim Bashës ishte e paracaktuar, pasi mes tij dhe Sokol Olldashit nuk pati garë reale.
Sipas Patozit, përgjegjësia kryesore për këtë gabim historik i takon Sali Berishës, i cili duhet të ishte garanti i një procesi të drejtë e të ndershëm.
Për këtë arsye, Patozi dha dorëheqjen e tij si nënkryetar i PD-së, dhe nga të gjitha funksionet e tjera, duke i dhënë jetë partisë së re që sot ai drejton.
Patozi mendon se me drejtimin e Bashës, përfaqësimi i demokratëve ka mbërritur në një gjendje dëshpëruese.
Postimi i Patozit në Facebook
1-ZGJEDHJET NE PD, NUK PATI GARË DHE FITUESI U PARACAKTUA
Korrik 2013. Astrit Patozi dorëhiqet nga të gjitha postet partiake, pas denoncimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD në emisionin Top Story të Sokol Ballës në Top Channel. Ai deklaron se fitorja e Lulzim Bashës ishte e paracaktuar dhe mes tij dhe Sokol Olldashit nuk pati garë reale, pasi njëri u trajtua si i nënës, kurse tjetri si i njerkës.
Sipas tij, përgjegjësia kryesore për këtë gabim historik i takon Sali Berishës, i cili duhet të ishte garanti i një procesi të drejtë e të ndershëm.
Kjo shkaktoi nje frakturë të panevojshme në PD, të cilën Basha erdhi duke e thelluar me kalimin e viteve, deri sot që po flasim, kur përfaqësimi i demokratëve ka mbërritur në një gjendje dëshpëruese.