Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zëri i Amerikës/ Meta e fton në takim, Rama: Jam i zënë me zgjedhjet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëri i Amerikës/ Meta e fton në takim, Rama: Jam i zënë me zgjedhjet

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ka thirrur në takime të veçanta ditën e enjte, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha “për të biseduar rreth situatës politike në vend”. Kërkesa e kreut të Shtetit për kryeministrin vjen në një moment acarimi të skajshëm mes tyre, që kulmoi me vendimin e zotit Meta për të anuluar 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, e që u pasua me nisjen nga ana e shumicës të procedurave për shkarkimin e presidentit nga detyra.

Kjo marrëdhënie që ka shkuar përtej caqeve institucionale, vihet re dhe në komunikimin mes palëve, për takimin e së enjtes të thirrur nga Kreu i Shtetit. Në letrën që drejtori i kabinetit të Presidentit Meta i dërgon homologes së tij në Kryeministri, theksohet se Kreu i Shtetit, e mirëpret drejtuesin e Qeverisë “në çdo orë që Ai mundet, duke filluar që nga mëngjesi herët në orën 05:00 deri në orën 13:00, në zyrën e Tij në Presidencë”.

Nuk mungoi përgjigja ironike e zotit Rama në Twitter, ku ai kishte publikuar dhe letrën e kabinetit të zotit Meta. “Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”

Pak më vonë, kryeministri shpërndau dhe një tjetër postim. “E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit, se pas asaj çmendurie, pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej, se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”, shkruan zoti Rama.

Pas reagimit të kryeministrit, zëdhënësi i zotit Meta njoftoi se “takimi me zotin Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00”, ndërsa ripërsërit ftesën për kryeministrin. “Duke qenë në dijeni që zoti Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, u shpreh zëdhënësi Tedi Blushi.

Të mërkurën, shumica e majtë në Komisionin parlamentar të Ligjeve, propozoi ngritjen e një komisioni hetimor, pjesë e procedurës që parashikohet në rastin kur kërkohet shkarkimi i Kreut të Shtetit. Javën e ardhshme, pritet të jetë parlamenti që të miratojë ngritjen e Komisionit të Posaçëm, kohëzgjatja e të cilit mund të përkojë me plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të thotë fjalën e fundit. /VOA

Tags: MetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin

10:59 | 12/12/2025
Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet
Aktualitet

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

10:48 | 12/12/2025
“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë
Aktualitet

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

10:45 | 12/12/2025
Next Post
Ismajli shpërthen ndaj gazetarëve: Nuk ia duan të mirën kombit shqiptar

Ismajli shpërthen ndaj gazetarëve: Nuk ia duan të mirën kombit shqiptar

A do të dëgjohet zëri i popullit më 30 qershor?

A do të dëgjohet zëri i popullit më 30 qershor?

Alba Hoxhës i vjen në majë të hundës/ E revoltuar, flet për shtatzëninë

Alba Hoxhës i vjen në majë të hundës/ E revoltuar, flet për shtatzëninë







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin

by mirseda
10:59 | 12/12/2025
0

Erion Veliaj mori pjesë sot në seancën paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për...

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

10:48 | 12/12/2025
“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

10:45 | 12/12/2025
Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

10:22 | 12/12/2025
Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

09:58 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com