Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbulohet dokumenti sekret për Kosovën/Merkel vuri me shpatulla pas muri Vuçiç-in  

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Zbulohet dokumenti sekret për Kosovën/Merkel vuri me shpatulla pas muri Vuçiç-in  

Deputeti i parlamentit gjerman Andreas Schockenhoff ka nxjerrë në dritë dokumentin që kancelarja Merkel i ka hedhur mbi tavolinë ish-kryeministrit Aleksandër Vuçiç në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas deputetit të CDU-së, Schockenhoff ky material iu bë të ditur të dyja palëve përpara 5 viteve, në të cilën parashikohej një marrëveshje ligjore dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

(Getty Images, file)

Në atë kohë, anëtarët e Bashkimit Demokratik Kristiandemokrat (CDU) të koalicionit qeverisës, paraqitën kushtet e Procesit të Berlinit, që lidheshin direkt me përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së. Ndërsa kjo hyri në kuadrin negociues të BE-së kundrejt Serbisë, kuadër i cili u miratua në janar 2014 përpara e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim.

“Gjatë një vizite në Beograd më 13 shtator 2012, deputeti i CDU-së, Andreas Schockenhoff përmendi një marrëveshje që ishte e detyrueshme ligjërisht për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, si një nga shtatë kushtet e vendosura nga grupi parlamentar i Bundestagut, duke treguar qartë pozicionin zyrtar të Gjermanisë”, shkruan B92.

Schockenhoff u shpreh në atë kohë se ai do të këmbëngulte që marrëveshja Beograd-Prishtinë të bëhej me shkrim dhe që deri në fund të procesit të pranimit në BE, të gjitha detajet e asaj marrëveshje të zbatoheshin plotësisht.

“Ky bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Angela Merkel tha se kërkesat që ai paraqiti në një konferencë shtypi nuk ishin të reja dhe se bashkëbiseduesit e tij në Beograd nuk u befasuan. Gjatë asaj kohe ai bisedoi me Aleksandar Vuçiç, zëvendëskryeministër në atë kohë, ministrin e jashtëm Ivan Mrkiç dhe kryetarin e parlamentit serb Nebojsha Stefanoviç”

Dokumenti që detyronte ligjërisht normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe kushtëzonte anëtarësimin e Serbisë në BE, u miratua më 9 janar të vitit 2014 dhe u paraqit në konferencën e parë ndërqeveritare më 21 janar, kur Serbia zyrtarisht filloi negociatat me BE. Ndërsa thuhet se “procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i një rëndësie të veçantë për Serbinë.”

“Ky proces do të sigurojë që të dyja palët që të mund të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, duke shmangur bllokimin e njëri-tjetrit. Dhe gradualisht pas përfundimit të negociatave për anëtarësim  në BE të Serbisë, do të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Marrëëveshja është e formës së detyrueshme ligjore e cila ka për qëllim që të dyja palët të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin detyrimet e tyre”, thuhet në nenin 12 të këtij dokumenti.

Ndërkaq një ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e BE-së pa pasur një dokument detyrues ligjor me Kosovën. Kjo lë të kuptohet edhe vetë deklaratën e Vuçic se Serbia duhet  të njohë Kosoën nëse do që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

TIRANA TODAY

Tags: dokumentiKosovënMerkelmurisekretshpatullaVucicvurizbulohet

TË LIDHURA

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji
Aktualitet

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin
Aktualitet

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Next Post
Çfarë ndodhi në Kretë?/Kotzias mban të fshehtë marrëveshjen me Bushatin

Çfarë ndodhi në Kretë?/Kotzias mban të fshehtë marrëveshjen me Bushatin

Adebayor: Kam tentuar disa herë vetvrasjen, familja interesohej vetëm për para

Adebayor: Kam tentuar disa herë vetvrasjen, familja interesohej vetëm për para

Berisha: Ja arsyeja e arratisjes së Saimir Tahirit

Berisha: Ja arsyeja e arratisjes së Saimir Tahirit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,
Aktualitet

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,

by mirseda
08:27 | 20/01/2026
0

Pesë oficerë policie dhe një efektiv i RENEA-s, dyshohen për përfshirje në baste sportive të paligjshme. ndaj...

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com