Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zbulohet dokumenti: Ja pse Erdogan e organizoi vetë grushtin e shtetit në korrik 2016!

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Zbulohet dokumenti: Ja pse Erdogan e organizoi vetë grushtin e shtetit në korrik 2016!

Pavarësisht humbjes së rëndë në zgjedhjet e fundit lokale, Rexhep Taip Erdogan, i ruan ende pozitat e forta në krye të Turqisë. Ndërkohë, orët e tij më të vështira në 17 vite pushtet, kanë qenë ato të natës midis 15 dhe 16 korrikut 2016, kur një grup ushtarakësh tentuan të organizojnë një grusht shteti për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Për disa orë rresht, mijëra ushtarë turq morën në kontroll zonat kryesore të Ankarasë dhe Stambollit. Disa avionë dhe helikopterë ushtarakë bombarduan selinë e shërbimit sekret turk dhe atë të forcave speciale, teksa qindra ushtarë mësynë në kompleksin rezidencial të kreut të shtetit për ta arrestuar Erdoganin.

Siç u tha me vonë, Erdogan ishte informuar në momentin e fundit, dhe ishte larguar me shpejtësi nga truprojat e tij në një vend të sigurt. Drejtuesit e grushtit të shtetit, arritën që të vënë nën kontroll televizionin shtetëror dhe agjencinë shtetërore të lajmeve, prej nga ku deklaruar se Erdogani ishte rrëzuar, dhe se pushtetin e kishte marrë përkohësisht ushtria.

Të paqartë mbi ecurinë e ngjarjeve, SHBA, Bashkimi Evropian dhe Rusia, patën në fillim reagime të matura, pa u pozicionuar mbi njërën apo tjetrën palë. Uashingtoni bëri thirrje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Turqi, ndërsa Moska që të shmangej gjakderdhja.

Rreth orës 23.00 u përhapën zëra se Erdogan ishte arrestuar. Pak minuta më vonë, presidenti shpërndau një video-mesazh përmes CNN turk, duke i kërkuar popullit të ngrihej dhe të dilte në rrugë për të mbrojtur demokracinë. Ky ishte edhe fillimi i fundit, të atij grushti shteti të mbetur në tentativë.

Qindra mijëra njerëz mësynë rrugëve të Ankarasë dhe Stambollit, duke u dalë përpara tankeve dhe autoblindave. Ndërkohë vazhduan përplasjet mes forcave të ushtrisë dhe policisë, por edhe qytetarëve, si pasojë e të cilave u vranë 350 njerëz, dhe u plagosën 2185 të tjerë. Pak pas mesnatës, puçi ushtarak thuajse kishte dështuar.

Ushtarakët e lartë dhe mijëra ushtarë të thjeshtë u arrestuan. Erdogan foli për një triumf të demokracisë, teksa u zotua se komplotistët do ta paguanin shtrenjtë. Ai akuzoi që atë natë organizatën e klerikut turk njëherazi ish-mikut të tij Fetullah Gylen, FETO, si organizatoren e atij grushti të dështuar të shtetit.

Ai do të kërkonte që të nesërmen nga SHBA, arrestimin dhe ekstradimin e Gylenit, që aktualisht banon në Pensilvani. Uashingtoni refuzoi, duke thënë se nuk kishte garanci që kleriku do të kishte një proces të rregullt gjyqësor në Turqi. Pasi u qartësua situata, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Barak Obama, deklaruan se e mbështesin qeverinë turke të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Por Erdogan shprehu hapur zemërimin që kishte me ta. Sipas tij, Perëndimi uronte që grushti i shtetit të kishte sukses, dhe që ai të ishte rrëzuar atë natë nga pushteti, ndaj nuk e kontaktuan që në fillim, sikurse bëri në fakt presidenti rus Vladimir Putin, që zhvilloi një bisedë telefonike me Erdoganin në ato orë dramatike për Turqinë.

Fillimisht u pretendua se drejtues i komplotit ishte koloneli Muharrem Kose, i përjashtuar nga ushtria në mars të atij viti. Ai u arrestua më 19 korrik 2016. Por pak ditë më vonë u lirua, dhe çuditërisht u emërua në zyrën e Shtabit të Përgjithshëm.

Përveç Gylenit, si përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit, u bë edhe CIA-a amerikane. Filllimisht kësaj teze iu bë jehonë nga mediat ruse. Më pas u rimor nga mediat pranë Erdoganit. Sipas tyre organizatori dhe financuesi i përpjekjes së grushtit të shtetit, ishte gjenerali amerikan, John F.Campell, ish-komandant i Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë (ISAF), një mision i sigurisë i udhëhequr nga NATO në Afganistan.

Autoritetet turke, prenteduan se Campbell menaxhoi më shumë se 2 miliardë dollarë të kaluara nëpërmjet bankës “UBA Bank” në Nigeri, duke përdorur lidhjet e CIA-s, për t’i shpërndarë tek personeli ushtarak pro-grushtit të shtetit në Turqi.

Hetimet zbuluan se Campbell kishte zhvilluan të paktën 2 vizita sekrete në Turqi që nga maji i 2016-ës, deri në ditën e tentatiës së grushtit të shtetit. Ndërkohë ndërmjet 26 gushtit 2014 dhe 1 majit 2016, Campell kishte zhvilluar disa takime sekrete në bazat ushtarake turke në Erzurum dhe Inicrlik.

Këto akuza, u hodhën poshtë si qesharake nga ana e Pentagonit. Ndërkohë së fundmi, uebsajti investigativ “Nordic Monitor”, ka bërë publike disa dokumente sekrete, që sipas autorit të investigimit Abdullah Bozkurt, tregojnë se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke në kohën e puçit, sot Ministër i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka qenë në fakt kreu i grupit të komplotistëve.

Dokumentet sekrete, të marra nga një kompjuter në selinë e Shtabit të Përgjithshëm, që u përdor për të shkruar deklaratën e grushtit të shtetit, përfshinin draft-versionet e nënshkruara nga vetë Akar në emër të Këshillit të Paqes në Atdhe (Yurtta Sulh Konseyi), emri që puçistët i vendosën vetes.

Në një dokument, Akar identifikohet si kryetar i këtij këshilli, ndërsa në një draft tjetër emri i tij është hequr, por përdorimi i termit “nënshkruar”, forcon dyshimet se shefi i shtabit të përgjithshëm, e kishte nënshkruar tashmë direktivën. Bozkurt vëren se çuditërisht pjesëtarët e Këshillit të Paqes në Atdhe, nuk u identifikuan kurrë, pavarësisht se mijëra oficerë që nuk ishin përfshirë në mobilizimin e puçistëve janë hetuar, akuzuar dhe dënuar për akuza të dyshimta dhe për terrorizëm që nga viti 2016.

Po si ka mundësi që Akar, nuk mbajti sadopak përgjegjësi për grushtin e tentuar të shtetit, duke u ngritur më tej në detyrë? Në dëshminë e tij në prokurori, në cilësinë e dëshmitarit më 18 korrik 2016, Akar pretendoi se ndodhej në paraburgim.

Por kjo u përgënjeshtrua gjatë procedurave gjyqësore dhe pamjet e kamerave të sigurisë, që tregonin se ai lëvizte lirshëm dhe pa asnjë kufizim. Ndërkohë, shumë prej akuzave të Akar, u rrëzuan nga oficerë të tjerë në sallën e gjyqit gjatë seancave dëgjimore. Për më tepër, ai nuk u paraqit si dëshmitar i qeverisë në këto procedura.

Për Abdullah Bozkurt, të gjitha provat duket se konfirmojnë faktin që Akar ka bashkëpunuar me shefin e inteligjencës turke Hakan Fidan, dhe presidentin Rexhep Taip Erdogan, për të bërë organizuar një grusht shteti të rremë, që do të përdorej me pas si një pretekst për një spastrim masiv të pashembullt të oficerëve nga ushtria e dytë më e madhe e NATO-s në.

Dhe në fakt, grushti i dështuar e ndihmoi Erdoganin të shkarkonte oficerët pro-NATO nga ushtria, duke përfshirë 70 për qind e të gjithë gjeneralëve dhe admiralëve, pavarësisht nga pozicioni i tyre në komplot.

Ata janë zëvendësuar nga islamistët dhe neo-nacionalistët, të cilët janë armiqësorë ndaj aleancës transatlantike. Kjo sipas tij shpjegon edhe arsyen, se përse Akar dhe Fidan, zhvilluan takime të gjata dhe misterioze mes tyre në datat 14-15 korrik 2016./ TIRANA TODAY

Tags: dokumentigrushtin e shtetitkorrikOrganizoiRexhep Taip Erdoganzbulohet

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Next Post
Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

“Game of Thrones” nominohet për 32 çmime EMMY

“Game of Thrones” nominohet për 32 çmime EMMY

Fjalimi pasionant i Ursula von der Leyen nё Parlamentin e BE

Fjalimi pasionant i Ursula von der Leyen nё Parlamentin e BE

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com