Qeveria e re e Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit do të ketë 15 ministra, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra. Nga mediat kosovare mësohet se Avdullah Hoti është një nga emrat e propozuar nga LDK-ja për zëvendëskryeministër. Ndërsa emri tjetër vjen nga VV dhe mësohet të jetë Haki Abazi.
Më poshtë është lista e plotë e emrave të propozuar nga Kurti për qeverinë e re:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic