E diel, 29 Nëntor, 2020
9 C
Tirana

Fakte dhe rekorde që si keni ditur për 33 kryeministrat shqiptarë, do habiteni

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Deri më sot shteti shqiptar numëron 33 kryeministra, që me një llogari të thjeshtë i bie një kryeministër për 3 vjet. Po të heqësh 27 vitet e Mehmet Shehut dhe 9 vitet e Adil Çarçanit, Shqipëria rezulton shteti më i pastabilizuar në Evropë.

Por nga se dallohen kryeministrat e shtetit shqiptar?  Është një histori që të lë pa gojë.

Së pari janë 7 kryeministra të vrarë në atentate. Një histori kaq e trishtë që nis që me kryeministrin  e parë Ismail Qemal Vlorën, të cilin e helmua në hotelin “Brufoni” në Perugia të Italisë.

Dhe që vijon më parë me vrasjen në atentat të Esad pashë Toptanit, të Hasan Prishtinës, Idhomeno Kosturit. Apo të Maliq Bushatit të pushkatuar si armik i popullit apo i Kostaq Kotës që vdiq në burgun e Burrelit nga torturat.

Por edhe më e rëndë është vrasja në detyrë apo vetëvrasje sipas versionit zyrtar të Mehmet Shehut.

Shifrat vijojnë më tej edhe më të rënda: 10 kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë dënuar me vdekje, pra një e treta e tyre.

Më poshtë disa statistika të përgatitura për DITA nga gazetari Roland Qafoku

 

7 Kryeministra të vrarë

Shtatë kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë. Ata janë Ismail Qemali i helmuar, Esad Pashë Toptani i vrarë në atentat, Hasan Prishtina i vrarë në atentat, Xhaferr Ypi i vrarë nga bombardimi, Idhomeno Kosturi (në foto) i vrarë në atentat, Kostaq Kota vdekur në burgun e Burrelit nga torturat, Maliq Bushati i pushkatuar si armik.

 

10 Kryeministra të dënuar me vdekje

Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.

Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që regjimi komunist i shpalli kriminelë lufte dhe i dënoi me vdekje në mungesë duke pretenduar që fuqitë e mëdha do ti dorëzonin.

Mes 10 të dënuarve me dënim kapital janë ekzekutuar dy prej tyre: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg.

Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.

 

3 Kryeministra të dënuar me burg

Janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg.

Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.

 

27 VJET, rekord Guinnes në detyrë

Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu.

Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet.

Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.

 

Berisha rekordmen pas ’90, 8 vjet në detyrë

Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar.

Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990.

Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.

 

1 ditë kryeminstër

Kryeministri me jetëshkurtër në detyrë është Qazim Koculi.

Ai qëndroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.

 

 27 vjeç kryeminstër

Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël.

Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.

 

 81 vjeç kryeministër

Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministrit shqiptar në moshën më të madhe në detyrë.

Pas tij është Pandeli Evangjeli i cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935.

 

 2 metër kryeministër

Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teori konspirative COVID-19 dhe fushata dezinformuese e Kinës

Në muajin mars të këtij viti, SHBA dhe Kina fajësonin njëra-tjetrën për përhapjen e koronavirusit, duke rënduar kështu më tej marrëdhënien e vështirësuar nga...

Konkurrenti i ri i emisionit “Për’puthen” ndalohet nga policia (FOTO)

Pak ditë më parë, një tjetër konkurrent iu bashkua emisionit “Për'puthen”. Pas shumë komenteve, ai është rikthyer sërish në fokus pas një 'problemi' me...

Mos guxoni ta prekni Veton Surroin

Nga: Ben Andoni Me propozim të shoqatës “Anton Pashku”, në vitin 2015, publicistit dhe krijuesit Veton Surroi iu dha titulli i lartë honorifik “Nderi i...

Sapo kaloi koronavirusin, ndërron jetë papritur mjeku i njohur 

Bluzat e bardha janë më të rriskuara, si pasojë e pandemisë. Ndërsa ndodhen në krye të detyrës për të mbajtur në jetë pacientët e...

Kapitullimi i Gjermanisë s’duhet të jetë festë kombëtare e Shqipërisë

Nga: Kreshnik Spahiu Debati nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor tashmë është shndërruar jo veçse aspak profesional por dhe komik. Çdo vit...