Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zbulimi i spiunit “I.M” si liçencë për grabitje

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Edhe opozita “për riedukim”

Nga: Andi Bushati 

Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimiste për të gjithë kundërshtarët e regjimit. Sali Berishës iu konfirmua një “non grata” e dytë që përforcon edhe më idenë se ekziston një front përtej SHBA, që kërkon izolimin e tij. Kjo e renditi aleatin më të sigurtë të amerikanëve në Evropë, Britaninë e Madhe, në të njëjtën linjë me vendimin e Uashingtonit, një vit më parë.

Sapo doli nga presidenca Ilir Meta, nuk u shpall i padëshëruar nga perendimorët por, i preferuari i sigurimit të shtetit. Ne mediat pro qeveritare u pompua lajmi i zbulimit të dosjes agjenturore të ish kreut të shtetit, që çuditërisht përkoi me ditën e tij të rikthimit në politikën aktive.

Pra, sipas komenteve, i gjithë aktiviteti 30 vjeçar i tij edhe si kryeministër edhe si kryetar kuvendi edhe si president ka qenë i shënjuar nga kjo njollë, që doli në sipërfaqe tani. Sikur mos mjaftonin akuzat klishe për “Like floririn”, “njeriun më bllok” dhe “shkelësin recidivist të kushtetutës”, Meta duhej shpallur edhe spiun.

Po ti shtosh këtyre edhe titujt se opozita u shfaq e përçarë në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt, apo se pikërisht ngaqë ishte e tillë, ajo nuk qe prezent në festën e hapjes së negociatave, të krijohet ideja se Rama po sundon i pashqetësuar, me kundërshtarë të damkosur moralisht, të telendisur politikisht dhe të pa rrezikshëm për ti cënuar pushtetin.

Një pjesë e opozitës profesioniste ka tendencën të japë justifikime të copëzuara, shpesh të frymëzuara nga teori konspirative dhe shpesh të argumentuara me kulisa meskine, për të gjithë këto akuza.

Në fakt çështja është më e komplikuar dhe duhet parë si një tërësi. Pak rëndësi ka nëse pas “non gratës” së parë për Sali Berishën qëndron lobimi i Xhorxh Sorosit, apo dikush tjetër. Nuk ka pikë vlere nëse goditja nga Londra erdhi si pasojë e pagesëve të rrejtit okult të Toni Bler, apo kjo është thjeshtë një fantazi. Nuk ndryshon asgjë nëse të “kaluarën e fshehtë të Ilir Metës” e zbuloi pendesa e një ish hierarku të sigurimit, apo ajo përbën një nga truqet e radhës që prodhojnë me shumicë institucionet e vendeve autokratike.

E vërteta e thjeshtë është se kemi arritur në një pikë ku pushteti e ka ndërtuar në perfeksion makinerinë e denigrimit dhe asgjesimit të opozitës. Pjesë e saj mund të jenë ambasadorë që luajnë për interesa gjeopolitike të çastit, apo lobistë që paguhen me paratë e popullit më të varfër të kontinentit, “institucione të pavarura”, apo thjeshtë gazetarë që figurojnë në borderotë e koncesioneve, por një gjë është e qartë: ata mund të identifikohen fare lehtë.

Kushdo që merret me “non gratën” dhe nuk sheh vjedhjet e kryeministrit aktual, kushdo që zbulon agjentin Meta, por nuk ndjen dot atmosferën e pushtetit që mbahet në këmbë me banda, kush vë gishtin mbi mëkatet e opozitës, por ‘harron” inceneratorët, rrugët e florinjta, rilindasit e shndërruar në investitore strategjikë, hashashin, kokainën dhe paratë e tyre që pastrohen në kullat e Tiranës, ky pra, cilido qoftë, është një mercenar i kësaj makinerie propagande. Ndërkombëtarë apo shqiptarë, ata janë rrogëtarë të saj dhe punojnë për forcimin e pushtetit personal të Edi Ramës.

Të pohosh këtë nuk do të thotë se ke amnistuar në mënyrë atutomatike opozitën. Ajo ka mëkatet e saj që fillojnë nga prijësit e vjetër, nga mungesa e një alternative të besueshme e deri tek telendisja e stërgjatur vëllavrasëse. Sikur zgjedhjet të ribëheshin sërish sot, falë bandave që ka në dispozicion për të kërcënuar dhe milionave që përdor për të blerë, Rama do të merrte në kutitë e votimit rezultatin që do të shkruante vetë me dorën e tij.

Po atëhere lind pyetja: pse gjithë ky investim i shfrenuar anti opozitar, kur as partia me emër të ri e Ilirit, as ajo me sigël të kontestuar e Saliut, nuk përbëjnë ndonjë rrezik për rrëzimin e këtij pushteti? Përgjigjja është e thjeshtë: Rama nuk diskuton më qëndrimin në karrige, ai ka kaluar tani në një fazë tjetër, që do të grabisë i pa shqetësuar.

Dhe ndonëse, Berisha-Meta, si binomi i ri në krye të opozitës, janë shumë larg së qeni një alternativë reale për pushtet, duke bërë një opozitë të fortë dhe pa kompromis, ndryshe nga ajo e Bashës, ata do të nxirrnin në rrugë këdo që është i pakënaqur nga rritja galopante e kostos së jetesës, nga fluturimi i çmimit të karburantit, vajit apo bukës.

Pra çdo aferë e re, do të përbënte një shkak, që ata të cilët ndiheshin të vjedhur, të dilnin në bulevard dhe të kërkonin me dhunë atë që po ua rrëmbenin me ligj.

Pikërisht, frika se Meta dhe Berisha, për interesat e tyre, mund të bëhen katalizatorët e zemërimit të njerëzve, që deri më tani janë grabitur në heshtje, është ankthi që mundon sot Edi Ramën. Për këtë ai ka vënë në lëvizje, me gjithë fuqinë e vet, makinerinë shqiptaro- ndërkombëtare, që punon për të penguar funksionimin e qytetarëve të pakënaqur me liderët aktualë të opozitës.

Sa herë dëgjohet një ndërkombëtar i shqetësuar për korrupsionin e Berishës para një dekade, duke harruar këtë të sotmin, apo një shqiptar që rrëfen se çka bërë Ilir Meta në shekullin e shkuar, ata duhen trajtuar si lakej të pushtetit. Rezultati i angazhimit të tyre është i lexueshëm, jo vetëm ta mbajnë pagatorin e tyre në fron, por dhe ti krijojnë mundësinë të rrëmbejë gjithçka, pa dhënë askund llogari.

Prandaj, duhet të jemi të qartë se sa herë ata flasin, këtë nuk e bëjnë pasi duan një PD apo PL më të vyrtytshme, por ngaqë duan ti pengojnë qytetarët të përdorin si mburojë ndaj regjimit, opozitën që u ka rënë për pjesë. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIBerishanon grata

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Moti bën kthesën e papritur, ulen temperaturat

Moti bën kthesën e papritur, ulen temperaturat

SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 miliardë dollarësh në fushën e energjisë

SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 miliardë dollarësh në fushën e energjisë

Shkresa e AIDSSH për I.M. si letra anonime e Enverit për Mehmetin

Shkresa e AIDSSH për I.M. si letra anonime e Enverit për Mehmetin

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim
Analizë

Gazeta gjermane: Air Albania drejt fundit, nuk i ka mbetur asnjë avion! Po përballet me padi dhe falimentim

by mirseda
08:18 | 20/09/2025
0

Në fakt kushtet janë të mira: biznesi i fluturimeve drejt Shqipërisë ka lulëzuar prej vitesh, Wizz Air...

Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese

Kosova solidarizohet me Estoninë, Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, shumë shqetësuese

08:14 | 20/09/2025
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

15:06 | 19/09/2025
Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com