Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shkresa e AIDSSH për I.M. si letra anonime e Enverit për Mehmetin

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Jonila Godole

Në kohën kur Enveri e shpalli Mehmet Shehun poliagjent, një anonim pati dorëzuar disa fotokopje dokumentesh në Ambasadën tonë në Vjenë, që e rëndonin Kryeministrin në detyrë. Fundi dihet. Kjo m’u kujtua dje kur u njoha nga media me statusin e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit, se kishin zbuluar dosjen e një ish-bashkëpunëtori të Sigurimit që është një figurë e lartë politike, me inicialet I. M. (?)

Mendimi im, siç e njihni publikisht, ka qenë dhe mbetet i palëkundur, që duhet të ndahemi nga e shkuara. Një mënyrë për ta bërë këtë është edhe bërja transparente e emrave të politikanëve apo zyrtarëve të tjerë të lartë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit.

Ata kanë uzurpuar jetën politike dhe e mbajnë peng tranzicionin dhe zhvillimin e vendit, pikërisht sepse janë të shantazhueshëm: kush me dosje, kush me “skelete” të tjera në qilar gjatë komunizmit apo demokracisë!

Por, duke e njohur nga afër mënyrën se si punon Autoriteti i Dosjeve, i cili deri më sot mund të ketë marrë përsipër të kryejë disa misione, por vetëm hapje të Dosjeve nuk ka bërë (!), dhe duke lexuar deklaratën e tij, dua të shtroj disa pyetje në interes të opinionit publik:

  1. A operon Autoriteti dhe vihet në lëvizje gjithnjë me email-e apo letra anonime?
  2. Sa ditë ka pasur në dispozicion Autoriteti për të kontrolluar dhe verifikuar informacionet e marra?
  3. Për subjektin I. M. është informuar Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që subjekti nuk është deputet dhe Kuvendi nuk ka shfaqur asnjë interes për ta verifikuar atë. Pse më parë nuk ka informuar Kuvendin p.sh. për rastin “Cingarja” (Gramoz Ruçi), i cili ka pasur përgjigje të ndryshme nga Komisioni “Mezini”?

4. Pse pikërisht problematika e komisioneve të mëparshme të figurës del sot në skenë, kur vendimmarrja e tyre ka pasur karakter ekzekutiv dhe jo informativ si sot?

  1. Rastet e tjera që janë shënuar në statusin e institucionit me iniciale u takojnë oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit që mbajnë sot poste të larta në Polici, por për të cilët Autoriteti nuk ka qenë edhe aq bashkëpunues për procesin e vetingut të tyre. A mos u përdorën këto raste thjesht për ilustrim për të mos lënë thatë tekstin e bërë gati për subjektin I.M.?!

Të kuptohemi drejt, do të ishte një lajm dhe shërbim i shkëlqyer ndaj taksapaguesve shqiptarë, nëse Autoriteti i Dosjeve më në fund do të zbulonte një “peshk të madh”. Por një institucion serioz, për më tepër publik, nuk bën njoftime “Facebook”-u pa bërë kërkime të thelluara dhe pa e kopsitur dosjen me gjithë dokumentet rënduese mbi personin e dyshuar.

Përndryshe, rreziku është që në vend që Autoriteti të përdorë pushtetin e ligjit dhe të dokumenteve arkivore për të denoncuar një ish-bashkëpunëtor – të përdoret Autoriteti si një bashkëpunëtor për të shantazhuar me mjete alla Sigurimi!

Tags: enveriJonila GodoleMehmeti

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Mbështetësit e Muqtada al-Sadr sulmojnë ndërtesën e Parlamentit në Bagdad

Pandemia/U raportuan 4 raste të reja, Kina mbyll qytetin me më shumë se një milion banorë

“I.M ishte i vetmi person që kishte dijeni për planin tim për arratisje”, flet njeriu që kërkoi dosjen e sigurimit







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com