Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zbatimi i Kodit Rrugor na ruan jetën dhe kuletën!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zbatimi i Kodit Rrugor na ruan jetën dhe kuletën!

Nga: Eduard Zaloshnja

Aktiviteti i Policisë Rrugore është shtuar ndjeshëm këtë vit, sidomos pas futjes në përdorim të makinës së pajisur me aparaturë monitorimi/gjobitje automatike. Synimi është që të dekurajohen shkeljet e Kodit Rrugor.

Kodi Rrugor aktual dihet që nuk është shpikur në Shqipëri (gjithashtu, as makina e pajisur me aparaturë monitorimi/gjobitje automatike). Për çdo nen të kodit që kemi adoptuar nga vende të tjera, janë kryer me dhjetra, në mos qindra studime statistikore-ekonomike, për të matur efektin e tyre.

Efekti më i ndjeshëm (por më i lehti) për drejtuesit e automjeteve është ai që prek drejtpërdrejti kuletën e tyre përmes gjobave për shkelje të Kodit Rrugor. Kështu, vetëm me ndihmën e aparaturës së monitorimit/gjobitjes automatike, në Shqipëri janë vënë së fundmi nga Policia Rrugore rreth 9 mijë gjoba (që janë bërë të kripura pas ndryshimit të Kodit Rrugor). Ndërsa në 10-mujorin e parë të këtij viti, janë vënë gjithsej 410,500 gjoba nga policët rrugorë.

Ndër këto gjoba, 16% kanë qenë për parakalim të gabuar, 14% për mosrespektim sinjalistike, 10% për tejkalim shpejtësie, 8% për rripin e sigurisë, 6% për përdorim celulari në timon, etj., etj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka patur një rritje prej 10% të numrit të gjobave të vëna nga policët rrugorë.

Kuptohet që efekti më i rëndë për drejtuesit e automjeteve që nuk zbatojnë Kodin Rrugor është kur vdesin ose gjymtohen në aksidente rrugore. Lajmet për aksidente të tilla janë të dhimbshme për çdo shqiptar që i dëgjon/lexon ato, por dhimbjen e këtyre aksidenteve mund t’a ndjejnë thellë në shpirt vetëm ata që humbasin familjarët dhe të afërmit. Gjithashtu, mund ta ndjejnë thellë edhe të gjithë ata që, si rezultat i aksidenteve rrugore, humbasin një dorë, një krah, një këmbë, ose që pësojnë trauma me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre.

Por aksidentet rrugore nuk shkaktojnë vetëm dhimbje. Ato i shkaktojnë individëve e shoqërisë edhe një kosto të konsiderueshme ekonomike. Sepse çdo aksident shoqërohet edhe me koston e policisë rrugore që shkon në vendin e ngjarjes, me koston për transportimin e viktimave në spital, me koston për mjekim/reabilitim, me dëmin që u shkaktohet automjeteve, me vonesat e trafikut që shkaktojnë humbje kohe e karburanti, me humbjen e aftësisë për të prodhuar të mira materiale, si dhe me shpenzime administrative të ndryshme.

Deri më sot, për mungesë të të dhënave të detajuara, asnjë ekonomist nuk ka arritur të vlerësojë sa i kushtojnë faktikisht shoqërisë shqiptare aksidentet rrugore. Dhe ndoshta do të duhet të kalojnë shumë vite përpara se dhëna të tilla të vihen në dispozicion të ekonomistëve. Ndërkohë, një vlerësim i përafërt mund të bëhet duke i përshtatur kostot e vendeve të tjera sipas kushteve të Shqipërisë. Për këtë qëllim, mund të përdoret, p.sh., një studim rreth kostos ekonomike të aksidenteve rrugore i “Pacific Institute for Research and Evaluation”, sipas të cilit, një aksident rrugor i kushton mesatarsisht individëve/shoqërisë amerikane rreth 67 mijë dollarë.

Për ta konvertuar këtë kosto në një shifër të përafërt për kushtet e Shqipërisë, disa axhustime janë të domosdoshme.

Së pari, këto axhustime duhet të marrin parasysh raportin të vdekur / të plagosur / të paplagosur në aksidente, i cili në Shqipëri, fatkeqsisht, anon ndjeshëm nga vdekjet dhe plagosjet.

Së dyti, axhustimet duhet të marrin parasysh diferencat në koston e mjekimit/rehabilitimit të të plagosurve, e cila është rreth 8 herë më e lartë në SHBA.

Së treti, ato duhet të marrin parasysh diferencat në koston e zëvendësimit apo riparimit të automjeteve, e cila është rreth 3.5 herë më e lartë në SHBA.

Dhe së fundi, në mënyrë që të konvertohet vlera e të mirave materiale që nuk prodhohen dot si pasojë e plagosjes apo humbjes së kohës nga aksidentet, axhustimet duhet të marrin parasysh edhe sa është vlera mesatare e produkteve apo shërbimeve që një punonjës prodhon në ditë në secilin vend.

Pas këtyre axhustimeve, rezulton se, mesatarisht, një aksident rrugor i kushton shoqërisë shqiptare rreth 9400 dollarë. Ose thënë ndryshe, rezulton se kostoja totale ekonomike e aksidenteve rrugore kap shifrën 12 milionë dollarë në vit.

Që kostoja ekonomike e aksidenteve rrugore të ulet, mund të përdoren dy përqasje.  E para, mund të synohet pakësimi i numrit të aksidenteve, dhe e dyta, mund të synohet ulja e shkallës së dëmtimit të njerëzve të përfshirë në aksidente. Përqasja e parë kërkon përmirësim të rrugëve e sinjalistikës rrugore, respektim të rreptë të rregullave të qarkullimit, dhe ulje të ndjeshme të numrit të drejtuesve të dehur të automjeteve ose të atyre që përdorin celularin në timon. Ndërsa e dyta kërkon përdorimin e rripave të sigurisë e të ndejtëseve të posaçme për fëmijët deri në 5 vjeç, si dhe pajisjen e makinave me jastëkë ajri mbrojtës.

Ndër këto masa, disa janë të kushtueshme për t’u realizuar, por disa të tjera kushtojnë fare pak. Kështu, në qoftë se të gjithë njerzit që udhëtojnë me automjete përdorin rripin e sigurisë, numri i vdekjeve nga aksidentet pakësohet pothuajse 40%, e numri i plagosjeve të rënda pakësohet me 26%. Përkthyer në gjuhën ekonomike, kjo do të thotë se efekti në koston totale të aksidenteve do të ishte rreth 28%.

Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se shpejtësia mesatare e ngarjes së automjeteve në të gjithë vendin ulet me 5km/orë, numri i aksidenteve, e për rrjedhim edhe kostoja totale e tyre, do të ulej 25%. Ndërsa një përgjysmim i numrit të shoferave të pirë, apo që e përdorin celularin në timon, do të ndikonte në një reduktim prej 21% të faturës që shoqëria shqiptare pagon për aksidentet rrugore.

Për t’i realizuar individëve dhe shoqërisë kursime të tilla, qeverisë i duhet të bëjë shpenzime për përmirësimin e rrugëve/sinjalistikës rrugore, për zbatimin rigoroz të Kodit Rrugor, e për fushatën e ndërgjegjsimit të publikut. Dhe këto janë shpenzime që shoqërohen me kursimet e sipërpërmendura për shqiptarët e thjeshtë, si individë dhe si pjesëtarë të shoqërisë.

Futja e aparaturave të monitorimit/gjobitjes automatike të shkelësve të Kodit Rrugor është një hap i mirë dhe i lirë në këtë drejtim, i cili duhet të pasohet me një sistem efikas për vjeljen e gjobave (që ta luajë rolin parandalues). Fushata e ndërgjegjësimit të publikut mund të jetë një hap tjetër me kosto të ulët, i cili duhet hedhur sa më shpejt. Ndërsa përmirësimi i rrugëve/sinjalistikës rrugore kërkon një investim afatgjatë e të vazhdueshëm.

Tags: Eduard Zaloshnjakodi rrugor

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
“Buxheti 2022”/Gledis Nano: Ja kush do përfitojë shtesë 50 % të pagës aktuale

“Buxheti 2022”/Gledis Nano: Ja kush do përfitojë shtesë 50 % të pagës aktuale

Dhuna ndaj gazetares/Rama: Zero tolerancë për këdo që dëmton imazhin e policisë

Dhuna ndaj gazetares/Rama: Zero tolerancë për këdo që dëmton imazhin e policisë

“Keni bërë gallat me projektin e satelitëve”, Rama zbardh planin

"Keni bërë gallat me projektin e satelitëve”, Rama zbardh planin

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Del rezultati përfundimtar në qarkun e Dibrës, PS forcë e parë, ja si ndahen mandatet
Politikë

Del rezultati përfundimtar në qarkun e Dibrës, PS forcë e parë, ja si ndahen mandatet

by mirseda
09:41 | 13/05/2025
0

Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Dibrës. Nga numërimin i 222 Qendrave të Votimit, PS...

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
Përfundon numërimi i votave në Lezhë,

Përfundon numërimi i votave në Lezhë,

09:35 | 13/05/2025
Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët

09:14 | 13/05/2025
Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës

Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës

09:05 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com