E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Buxheti 2022”/Gledis Nano: Ja kush do përfitojë shtesë 50 % të pagës aktuale

Gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Brendshme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është fokusuar tek pikat ku do të përqendrohen kryesisht investimet. Nano është shprehur se punonjësit e policisë që punojnë larg qendrës së banimit, do të kenë rritje page me 50%. Ai njoftoi se shpenzimet e personelit do të rriten me 200 milionë lekë, ku do të bëjnë të mundur shtesat në pagë dhe trajtimin e orëve të punës.

“Buxheti i Ministrisë mbështet funksionimin e aktivitetin e strukturave operacionale. Shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, që do të bëjnë të mundur shtesat në pagë dhe trajtimin e orëve të punës. Gjithashtu dhe për punonjësit e policisë që punojnë jashtë qendrave të banimit, që do të marrin deri në 50% shtesë të pagës.

Për më shumë se katër vjet është proceduar marrja me qira e makinave të flotës së policisë rrugore. Në buxhetin e 2022, do të shtohet fondi dhe rritja e marrjes së këtyre mjeteve. Gjithashtu blerjen dhe sigurimin e pajisjeve të ndryshme të inteligjencës në shpërblim të policisë.

Do të financohet ndërtimi i drejtorisë vendore në Elbasan dhe Dibër, Komisariati në Sarandë. Pajisje për teknologjinë e informacionit dhe për policinë shkencore. Këto pajisje do të sigurojnë cilësinë e provave për policinë kriminale”, deklaroi Nano.

Në prezantimin e projekt buxhetit për Ministrinë e Brendshme, është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...