E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

“Keni bërë gallat me projektin e satelitëve”, Rama zbardh planin

Shqipëria së shpejti do të ketë satelitë, për forcimin e kontrollit mbi territorin. Ka qenë kryeministri Rama i cili më herët zbuloi se Shqipëria do të ketë satelitë për të forcuar kontrollin mbi gjithë territorin e saj, në të gjitha aspektet. Ai madje sqaronte për gazetarët se nuk bëhet fjalë vetëm për satelitë, por do të ketë edhe dronë inteligjentë që do të ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit të vetë, dhe këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra.

Duke nisur që nga kufijtë, tek ndërtimet që kryhen në territor, tek monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit për luftën kundër trafiqeve.

Kreu i qeverisë iu rikthye sërish kësaj teme të shumë diskutuar, në prezantimin e projekt buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme. Rama tha se të gjithë ata që kanë qeshur me projektin e satelitëve, do të shikojnë rezultatin në fund.

Sipas tij, satelitët do të jenë një ndihmesë e madhe, për të kapur të gjithë krimet mjedisore në vendin tonë.

“Projekti i satelitëve është një projekt tjetër. Ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallat dhe humor, nuk është keq që njerëzit të qeshin. Por me satelitin që do të hedhim të parin në muajin mars, do të kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale përditë, dhe Policia e Shtetit do të ketë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje, dhe nuk do të jetë e varur se sa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë.

I kanë sytë hapur për një familje në fshat dhe të mbyllur kur plazheve u hidhet beton, ndërkohë që gjithçka do të kalojë tashmë te një sy tjetër që nuk ka kushërinj, nuk ka miq, nuk ka parti. Por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve.

Policia nga satelitët do të kenë të dhëna në kohë reale, për ndotjen e mjedisit, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, që krijojnë për ato që krijojnë sasira plehrash që janë krime mjedisore. Dhe polici i shtetit është përgjegjës dhe duhet që ti identifikojë jo vetëm vendndodhjen, por edhe përgjegjësit”, deklaroi Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...