Pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar, menjëherë është izoluar Tirana. Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit” në hyrje të autostradës Elbasan, pranë “Tynelit të Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara.
Ky akt i menjëhershëm ka ndodhur pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme. Postblloku në fjalë është ngritur për të penguar të gjithë qytetarët, që mund të tentojnë të vijnë në Tiranë për t’ju bashkuar protestës.
Sot u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni nisi në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.