Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në një prononcim për mediat se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim si do veprojë në ditët në vijim. Kryemadhi kërkoi nga gjithë shqiptarët, që të mos njohin shtetin e Edi Ramës, pasi sipas saj, po shkatërron vendin. Në orën 12:00, opozita do të zyrtarizojë vendimin për aksionin kundër qeverisë.
“Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mendoj që mesazhi këtu është për qytetarët që të mos njohin shtetin dhe postblloqet e Edi Ramës. I bëj thirrje Ramës, që meqë i ka qejf gratë dhe vajzat që i rreh dhe i godet, ti lirojë një orë e më parë, por edhe artistët. (Bie kambana) Kjo kambanë i ndihmoftë shqiptarët dhe pastrofshin shpirtin e Edi Ramës.
Të marrin përgjegjësi për dhunimin dhe u bëj thirrje shqiptarëve që nuk është koha për të parë politikën, por familjet dhe të ardhmen. Tani nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit, por b*thën e Edi Ramën. Po bëj thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, prokurorët që hanë dhe pinë në qendrat e drogës.
Shqiptarët të mos njohin bastardët që përdorin Shqipërinë për benefitet e tyre. Hapat e tjerë do të jenë hap pas hapi. Luftën e shpallën. Në orën 12:00 do të keni vendimin e opozitës të finalizuar. Mos njihni gjobat, postblloqet dhe taksat e Edi Ramës”, tha ajo.