Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbardhet marrëveshja e arritur për Reformën Zgjedhore

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet marrëveshja e arritur për Reformën Zgjedhore

Marrëveshja e miratuar mbrëmë nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore përmban 11 pika, ku përfshihen ndryshimet e pranuara dhe statuskuoja për çështje të tjera.

1.-Identifikimi elektronik

ODIHR rekomandon Këshillit politik që çdo tranzicion i identifikimit elektronik, votimit ose numërimit të fillojë me një program pilot që përfshin jo më shumë se 20% të votuesve që Këshilli sugjeroi.

Megjithatë, partitë angazhohen të mbështesin zbatimin e identifikimit elektronik që përfshin 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme në masën që është teknikisht i zbatueshëm

2 – KQZ

KQZ do të ketë një zv/komisioner, i cili do të jetë në krye të përcaktimit të zbatueshmërisë dhe zbatimit të identifikimit biometrik të votuesve. Nënkomisioneri duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët dhe të barabartë me kryetarin për përzgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik për votuesit.

Nënkryetari duhet të monitorojë dhe ushtrojë mbikëqyrje mbi rekrutimet dhe skemën e trajnimit për komisionerët, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ dhe nënkomisionerin në trajnime për zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve.

3– KQZ

Struktura e KQZ duhet të përbëhet nga Rregullatori (pesë anëtarë); Apeli (pesë anëtarë); dhe një kryetar ekskluziv dhe nënkryetar ekzekutiv. Anëtarët do të bien dakord në proporcion shumicë-pakicë në organet rregullatorë dhe të apelit. Komisioneri i shtetit do të zgjidhet përmes konsultimeve.

4 – Ekipet e numërimit

Dy zyrtarë jo-politikë, njëri prej të cilëve numëron ndërsa tjetri ndihmon, ndryshojnë rolet në çdo kuti votimi. Anëtarët e mbetur do të jenë ose dy monitorues, secili nga qeveria dhe opozita, ose tre vëzhgues, secili nga qeveria dhe opozita ose një monitorues nga katër partitë kryesore parlamentare që rezultuan nga zgjedhjet e 2017.

5 – Qendrat e votimit

Dy anëtarë të komisionit kanë të drejta dhe përgjegjësi të kufizuara tek monitorimi dhe kontestimi (titulli do të përcaktohet) një nga qeveria dhe një nga pakica, dhe tre të përcaktuar me short nga KQZ, nga të cilët vetëm një do të veprojë si kryetar dhe do të ndërmarrë vendime. Dy të tjerët do të shërbejnë si ndihmës të kryetarit pa të drejta vote.

6 – KZAZ

Duhet të ketë të njëjtë strukturë si qendrat e votimit.

7 – Kolegji zgjedhor

Duhet të zgjidhet nga gjyqtarë, të cilët e kanë kaluar procesin e vettingut.

8 – Procesi i Apelimit

Procesi i dëgjesave të apelimit te Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar (dmth seancat dëgjimore nuk do të nisin në Gjykatën Kushtetuese).

9 – Depolitizimi

Nuk do të bëhen ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Nëpunësit publikë do të mund të jenë pjesë e administratës zgjedhore në zgjedhjet (parlamentare dhe vendore) duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme.

Reforma në vazhdim e administratës politike në Shqipëri do të ketë në qendër të vëmendjes depolitizimin e shërbimit publik.

10 – Miratimi

Të gjitha propozimet e rëna dakord do të hartohen në ndryshime ligjore që do të shqyrtohen dhe kontrollohen nga Këshilli Politik për të reflektuar siç duhet marrëveshjen, përpara se ajo të kalojë në parlament, pa ndryshime të mëtejshme apo amendamente. Nëse propozohen ndryshime ligjore teknike të këtyre amendamenteve nga organet parlamentare, ato duhet të miratohen nga Këshilli Politik para se të votohen.

11 – Masat shtesë

Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe do të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta, ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR, sa i përket: (1) blerjes së votës; (2) presionit ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimit dhe abuzimit të administratës publike; (4) marrëveshjeve të fshehta me grupet kriminale; (5) lirisë dhe sekretit të votës; dhe (6) manipulimit e falsifikimit e rezultateve zgjedhore.
Në marrëveshjen e dakortësuar thuhet se propozimi për qeverinë tranzitore dhe drejtorin e përgjithshëm tranzitor të policisë, nuk do të përbëjnë kusht për miratimin e 11 pikave.

Aty theksohet se nuk ka marreveshje per ndryshimin e sistemit zgjedhor. /Balkanweb

Tags: KQZmarreveshjereforma zgjedhore

TË LIDHURA

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines
Aktualitet

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

16:57 | 31/05/2025
Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia
Aktualitet

Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia

16:22 | 31/05/2025
Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile
Aktualitet

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Next Post
Futbollistët e Tiranës bënë testin për COVID-19, dalin rezultatet

Futbollistët e Tiranës bënë testin për COVID-19, dalin rezultatet

Vasili: PD-LSI funksionoi si skuadër ëndrrash! Me Metën, zero kontakte

Vasili: PD-LSI funksionoi si skuadër ëndrrash! Me Metën, zero kontakte

Gratë e dhunuara dhe të abuzuara s’janë vetëm! “Fundjavë Ndryshe” prezanton platformën e veçantë

Gratë e dhunuara dhe të abuzuara s’janë vetëm! “Fundjavë Ndryshe” prezanton platformën e veçantë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Meloni: Kërcënimi ndaj vajzës time, diçka e errët dhe e sëmurë
Bota

Meloni: Kërcënimi ndaj vajzës time, diçka e errët dhe e sëmurë

by mirseda
17:22 | 31/05/2025
0

Një person që pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës (MIM) në Itali, ka...

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore

17:04 | 31/05/2025
16 milionë euro pagë, Barcelona kërkon të “heqë qafe” lojtarin

16 milionë euro pagë, Barcelona kërkon të “heqë qafe” lojtarin

17:02 | 31/05/2025
Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

16:57 | 31/05/2025
Finalja e Champions, Deschamps: Interi i fortë, por fiton PSG

Finalja e Champions, Deschamps: Interi i fortë, por fiton PSG

16:45 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com