Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhet historia tronditëse në Tiranë/ Babai përdhunonte vajzën prej 16-vitesh. E kishte lënë shtatzënë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhet historia tronditëse në Tiranë/ Babai përdhunonte vajzën prej 16-vitesh. E kishte lënë shtatzënë

Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi prej 16 vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Denoncimi është bërë nga vajza, sot 25-vjeçare, dhe në momentin e abuzimit të parë, vetëm 9-vjeçe. Vajza ka rrëfyer gjithçka tek murgeshat, ndërsa në moshën 19-vjeçare ka mbetur shtatzënë me babain e saj dhe e ka abortuar fëmijën.

Ishte viti 2002 kur në një familje shqiptare në Tiranë, drama e një divorci u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjeçare të çiftit. Tre fëmijë të çiftit, dy vajza dhe një djalë, më e madhja 9-vjeçe, qëndruan me babain e tyre 45-vjeçar me inicialet Q.N. Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit. Një dhomë modeste në Tiranë, brenda së cilës jetonin 4 persona, fëmijët me babain, rrethuar nga skamja.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9-vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjeçar. Q.N., ndodhet në prangat e policisë pas një kallëzimi të vajzës së tij, që nxori në dritë një histori monstuoze. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur, kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9-vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

Por si u zbulua kjo histori tronditëse?

Vitet e fundit, vajza angazhohej me komunitetin e murgeshave, e në një prej bisedave mes tyre, vajza ka gjetur guximin të tregojë tmerrin që i kishte shkatërruar jetën. Një vajzë e mbyllur, që rrallë fliste me njerëzit. Por që ngrohtësia e gjetur pranë motrave murgesha, e bëri atë të rrëfejë tragjedinë e jetës së saj. Pas historisë shokuese, murgeshat, me pëlqimin e vajzës, kanë njoftuar policinë, ku efektivët e policisë në Tiranë bënë të mundur arrestimin e babait përdhunues.

61-vjecari ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu, me një gjakftohtësi të frikshme. Në dëshminë e tij ai nuk lë pa akuzuar edhe të bijën, duke hequr nga barra e fajit përgjegjësinë e tij. Disa herë, vajza donte edhe vet, shprehet ai, duke dashur të fshehë përmasat e dramës që ka shkaktuar në jetën e së bijës.

Në moshën 19-vjeçare, vajza ka mbetur shtatzënë me babain e saj, dhe ka kryer një abort, detaj ky i pranuar nga të dyja palët. Prej gjashtë vitesh tashmë babai dhe vajza jetonin të vetëm në banesë, pasi vajza tjetër e tyre ishte martuar, ndërsa djali kishte dalë të jetonte i vetëm me qira.

Ditët e fundit vajza ishte larguar nga banesa dhe babai e kishte denoncuar të zhdukur, por pa ditur se ajo gjendej pranë murgeshave, tek të cilat kishte mundur që pas 16 vjetësh të fliste për historinë e dhimbshme me babain e saj përdhunues.

Policia e Tiranës i ka dorëzuar materialet procedurale në Prokurori. Ndaj 61-vjeçarit janë ngritur tre vepra penale të parashikuara nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal. Konkretisht ato janë marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje. Vepra penale për të cilat nëse merret vendimi i dënimit maksimal, rrezikon deri në 37 vjet burg. Nëse do të dënohet me vendim maksimal, kjo për 61-vjeçarin do të thotë të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Që në momentin e parë të denoncimit, vajza është nën kujdesin e punonjësve sociale./Express

 

Tags: babaiperdhunimPolicia e TiranesVajza

TË LIDHURA

Tiranë, punonjësit e policisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut
Aktualitet

Tiranë, punonjësit e policisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

19:52 | 27/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar
Aktualitet

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!
Kryesore

2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!

19:25 | 27/08/2025
Next Post
Ylli i Tottenham “tërbon” kundërshtarët e Interit: Është një lloj gjiganti që…

Ylli i Tottenham “tërbon” kundërshtarët e Interit: Është një lloj gjiganti që...

Lë Top Channel për Klan-in, Olsi Bylyku në një emision me Bes Kallakun dhe Erion Isain

Lë Top Channel për Klan-in, Olsi Bylyku në një emision me Bes Kallakun dhe Erion Isain

E frikshme në Monza, piloti britanik përplaset me 350km/h (Video)

E frikshme në Monza, piloti britanik përplaset me 350km/h (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025




TË FUNDIT

Si ndodhi sulmi në Minneapolis ku mbetën të vrarë dy fëmijë, autori qëlloi nga dritaret e kishës. Polica e ekzekutoi më pas
Bota

Si ndodhi sulmi në Minneapolis ku mbetën të vrarë dy fëmijë, autori qëlloi nga dritaret e kishës. Polica e ekzekutoi më pas

by mirseda
19:57 | 27/08/2025
0

Të shtënat drejt fëmijëve që ishin ulur në stola gjatë një meshe në Minneapolis erdhën përmes dritareve....

Tiranë, punonjësit e policisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

Tiranë, punonjësit e policisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

19:52 | 27/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
I riu afrikan përdhunon dy gra në një stacion autobusi pranë Romës, arrestohet

I riu afrikan përdhunon dy gra në një stacion autobusi pranë Romës, arrestohet

19:39 | 27/08/2025
2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!

2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!

19:25 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com