E shtunë, 31 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Zbardhet drafti i PD/ Kush dhe si mund të financojë partitë politike në zgjedhje

Së fundmi është zbardhur propozimi i Partisë Demokratike për financimin e partive në zgjedhje.

Financimi i partive duhet të udhëhiqet nga parimi i transparencës, ndërsa burimet financiare të partive duhet të publikohen kurdoherë.

Raporti financiar i partive duhet të dorëzohet brenda 45 ditësh nga mbajtja e zgjedhjeve.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi që do të monitorojë financimin e partive politike.

Në draft thuhet se: “Ndalohet financimi i fushatave zgjedhore nga fonde, dhurata apo shërbime pa kundërshpërblim, të dhëna nga persona fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, jashtë rasteve dhe rregullave të parashikuara nga ky ligj. Shkelja e këtij ndalimi sjell përgjegjësi ligjore për personin përgjegjës për financat në atë parti politike, si dhe për personin fizik ose juridik, vendas apo të huaj”.

Po ashtu sqarohet se: “Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor, duke përfshirë dhe kandidatët nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime”.

Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksionar i tij si dhe personat e lidhur te tyre deri në shkallë të tretë, nëse ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme: ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë.

“Ky ndalim zbatohet edhe në rastin e nënkontraktimeve apo të kontratave te partneritetit publik privat”; ushtron veprimtari në fushën e medias; ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme; ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Ky detyrim nuk zbatohet nëse aksionari i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike.

Lexo edhe :   Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht...

“Personat fizikë ose personat juridikë apo personat e lidhur deri në shkallë të tretë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 4 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milion lekë, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik”, sqarohet në draftin e PD. /BW

Lexo edhe :   Burri dogji gruan me benzinë, Basha: PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart...

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...