Dalin detaje të reja lidhur me operacionin e madh, që solli kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e menaxherit të kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, i arrestuar tashmë.
Ai është shprehur se ngarkesa me banane ishte vonuar rreth 3 javë, kjo pasi është ndaluar në Livorno për inpektim.
Madje, pronari i kompanisë, i shpallur në kërkim, Arbër Çekaj ka qenë në dijeni pasi ka marrë një email për shkarkimin e ngarkesës në Livorno, madje i ishte kërkuar që të paguante 4 mijë euro.
Një ditë para kapjes së kokainë, Çekaj është larguar nga Shqipëria. Gjasat janë që ky operacion nuk është tërësisht shqiptar.
Dëshmia e Lushajt:
Kam 4 vite që jam menaxher i kompanisë “Arbri Garden”. Porositë bëhen nga Arbër Çekaj, 25-30 ditë përpara. Kontejnerët kanë qenë 2 javë me vonesë. Arsyeja ka qenë pasi janë ndaluar për inspektim. Çekajt i kishte shkuar një email ku duhej të paguante 4 mijë euro për shkarkimin e porosisë së bërë në portin e Livornos.
Jam njoftuar se një nga 2 kontejnerët kishte dalë me shenjë në skaner dhe duhej shkarkuar. Kemi shkuar në port, në këtë moment agjentët kanë konstatuar se në pjesën e djathtë kishte ndërhyrje e më pas dukeshin gjurmë silikoni. Policia, për të mos rënë në sy, ka bërë shpim të kontenierit, ku ka konstatuar se aty ishte droga dhe më pas ka vendosur që ta lërë drogën të shkojë në destinacion. TIRANA TODAY