Yuri Kim: SHBA-të mbështesin Reformën në Drejtësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehet se e mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon fjalët e Yuri Kim, teksa shkruan se Reforma në drejtësi është mjeti i vetëm për të arritur një të ardhme më të siguritë për shqiptarët.

Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë/”, shkruan ambasada.