Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Yuri Kim “kokë më kokë” me kreun e SPAK, i dërgon mesazh të koduar Berishës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Yuri Kim “kokë më kokë” me kreun e SPAK, i dërgon mesazh të koduar Berishës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi dje një takim me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Pas takimit, Yuri Kim është kujdesur për të përcjellë një mesazh të koduar ndaj ish-kryeministrit Berisha, ku nënvizon se të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se ka përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në drejtësinë shqiptare në këto kohë, dhe se askush nuk është mbi ligjin. “Sot u takova me Arben Krajën për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja.

Më tej, Yuri Kim thumbon Berishën, me të cilën ka pasur një përplasje të ashpër kohët e fundit. “SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, ka shkruar Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Twitter, pas takimit me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Përplasje e fortë e ambasadores Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Berisha

Përplasja në distancë nisi kur ambasadorja amerikane takoi kryetarin në detyrë të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ku deklaronte se duhej vazhduar përpara dhe jo mbrapa, duke thumbuar Berishën. “Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruante Yuri Kim.

Pas postimit të Kim, Berisha reagoi në një studio televizive dhe e quajti “guvernatore” ambasadoren, dhe hodhi një akuzë të rëndë kur tha se Ambasada i kishte dërguar një person në zyrë, ku i kishin propozuar që ai të mos kandidonte për kreun e partisë për momentin, deri në shtator, kur Kim lë vendin tonë. I menjëhershëm ishte reagimi i Ambasadës së SHBA, të cilët e konsideroj deklaratën e ish-kryeministrit si shpifje të “non gratave”. Për sulmet ndaj ambasadores reagoi dhe Gabriel Escobar, i cili tha se ishte i tronditur për sulmet e koordinuara ndaj Kim, dhe qëndrime të tilla janë sulme ndaj DASH dhe ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Tags: Arben KrajaBerishaYuri Kim

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë
Aktualitet

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria
Aktualitet

Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria

16:21 | 12/03/2026
Next Post

Garuda operates larger planes for Jakarta-Palembang route

“Shoqata Labëria, 30 vjet jetë”, promovohet libri me të njëjtin emër

"Shoqata Labëria, 30 vjet jetë", promovohet libri me të njëjtin emër

Rusia ankohet tek zyrtarët turq: Dronët tuaj po përdoren nga Ukraina

Rusia ankohet tek zyrtarët turq: Dronët tuaj po përdoren nga Ukraina







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

by mirseda
17:33 | 12/03/2026
0

Dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në aeroplanmbajtësen amerikane USS Gerald R. Ford, bëri...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

16:54 | 12/03/2026
A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

16:51 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com