Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në përurimin e njësisë së poligrafit në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.
Kim tha se poligrafi, pajisja e dhuruar nga SHBA, do të luftojë korrupsionin në Shqipëri.
“Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK që kërkon punonjësit e BKH t’i nënshtrohet ekzaminimit me poligraf përpara punësimit.
Këta ekzaminues dhe pajisja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për t’u zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor.
Njësia e poligrafit brenda SHCBA…kjo njësi do nisë të kryejë kontrollet e kandidatëve për drejtorë të BKH më vonë gjatë javës, një hap për ta vënë tërësisht në zbatim BKH.
SHBA do vazhdojë t’iu mbështesë në këtë detyrë e funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm.
Sikurse me përparimin në fushat e tjera të Reformës në Drejtësi, SHBA qëndrojnë vendosmërisht në krah të qeverisë shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Sot jemi këtu 5 persona, s’është numër i madh është thjesht një pikë uji, por i hedh sytë te busti i Skënderbeut, na e tregon këtë një legjendë, pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Kështu që dua t’ju them të diplomuarve sot unë besoj tek ju dhe popullit shqiptar i them që unë besoj tek ju”, tha ambasadorja.
Ndërsa nga ana tjetër ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se kjo pajisje e njohur botërisht e dhuruar nga SHBA, është një hap përpara për luftën kundër korrupsionit që nuk do shërbejë vetëm për BKH, por edhe për Gardën e Republikës dhe institucione të tjera.