Në kohë reale, ambasadorja Yuri Kim i është kundërpërgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se ajo ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.
Në reagimin e fundit në Twitter, Kim shprehet se nëse inkurajimi i gjykatësve dhe prokurorëve për të bërë punën e tyre është ndërhyrje në proces gjyqësor, atëherë SHBA-të do vijojnë të mbështesin Reformën në Drejtësi, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre, pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që … të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA”, shkruan Yuri Kim.