Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Xhafajt në trafikun e drogës/Rama harron “Griseldën”: Opozita po na nxin faqen!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Xhafajt në trafikun e drogës/Rama harron “Griseldën”: Opozita po na nxin faqen!

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ishte tërësisht shpërfytyruar teksa i duhej të merrte në mbrojtje familjen e Fatmir Xhafajt pas skandalit të fundit me audio-përgjimin ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj drejtonte trafikun e drogës. 

Ai nuk harroi të përdorte ironinë, të cilin e ka instrumentin e fundit kur nuk ka shumë për të thënë. Për këtë arsye, Rama filloi të kapet me opozitën dhe mediat njëkohësisht. Duke u përpjekur që akuzat në drejtim të vëllezërve Xhafaj t’i shndërronte në ironi, Rama u duk se e kishte humbur tërësisht toruan.

Kreu i qeverisë e cilësoi me ironi veten, qeverinë që drejton, dhe ministrin Xhafaj si kupolën mafioze të Shqipërisë dhe të Evropës. Duke i quajtur krejt qesharake akuzat e opozitës, Rama i xhindosur filloi të marrë në mbrojtje Xhafajn dhe vetë Tahirin me rastin e trafikut të drogës.

Duke luajtur me psikologjinë e shqiptarëve në raport me Evropën, Rama akuzoi opozitën se me denoncimet e saj po i nxin faqen Shqipërisë në arenën evropiane dhe po hedh në erë negocitatat. 

Rama: Opozita s’po lë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë. Po pengojnë dhe tentojnë të bllokojnë dhe rrëzojnë Shqipërinë në këto minuta të fundit të një rrugëtimi të gjatë drejt një stacioni historik. Po minojnë dhe hedhin në erë negociatat.

Dhe sipas tij, audio-përgjimi i Agron Xhafajt u është dërguar eurodeputetëve dhe kancelarive të Evropës me qëllim për të hedhur në erë negociatat me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, historia politike në Shqipëri përsërit vetveten. Një aksion të tillë politik si opozita e sotme e ndërmori dikur edhe vetë sekretari Organizativ i Partisë Socialiste i asaj kohe, sot kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në vitin 2011 Veliaj i dërgonte eurodeputetes për Shqipërinë, Tanja Fajon një email ku tregonte se gruaja shtatzënë e Elvis Roshit, Griselda Zaimi ishte rrëmbyer dhe më pas i ishte hequr fëmija. Miq! Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.

Pas marrjes së emailit, eurodeputetja Tanja Fajon e cilësoi gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri si shumë të rëndë. Por më pas u zbulua se e gjitha kishte qenë një sajesë nga vetë Griselda. Vetë opozita e asaj që sot është në pushtet nuk ngurroi t’i binte tam-tameve në kancelaritë e Brukselit, duke dështuar disa rezoluta të njëpasnjëshme të Parlamentit Evropian mbi ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Për këtë arsye, kur Rama iu drejtua sot opozitës se po i nxin faqen Shqipërisë me denoncimin e saj të fundit, ku dëgjohet vëllai i Fatmir Xhafajt që drejton trafikun e drogës, harron rastin kur ai bashkë me Veliajn dërgonin drejt Brukselit sajesa të atilla si ajo e Griselda Zaimit.

TIRANA TODAY

Tags: “Griseldën”drogësfaqenharronnxinopozitaramatrafikunXhafajt

TË LIDHURA

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…
Aktualitet

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës
Aktualitet

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

11:32 | 18/04/2026
Next Post
Kriminelët “thyejnë hekurat” e burgjeve, Britania e përcjell rrezikun në Shqipëri

Shqiptarët në kërkim të vendit ku “rrjedh qumështi dhe mjalti"

Pas katër ditëve në rritje, euro bie sërish. Pse po ndodhin luhatjet

Pas katër ditëve në rritje, euro bie sërish. Pse po ndodhin luhatjet

Foto/Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë: Ka lindur një engjëll

Foto/Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë: Ka lindur një engjëll







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

by mirseda
12:01 | 18/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë” organizuar prej kryeministrit të Spanjës,...

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

11:32 | 18/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

10:31 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com