Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka vendosur të mbledhë drejtuesit e lartë të policisë pas ngjarjet e fundit kriminale në vend. Referuar dy ngjarjeve të fundit, ajo në Shkodër ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, por edhe sulmi me armë zjarri në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, Xhafaj ka kërkuar zbardhjen e tyre.
Xhafaj ka mbledhur në një takim në Ministrinë e Brendshme drejtuesit e lartë të policisë në vend me në krye Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se nëse nuk ka zbardhje të ngjarjeve të fundit kriminale, atëherë ata do largohen nga detyra.
Ministri inkurajoi për veprime hetimore policore të thelluara dhe bashkepunim intensiv me Prokurorinë.