Konsultimet me qytetarët për sigurinë publike janë transferuar në Berat, ku kreu i Ministrisë së Ministri i Brendshme, Fatmir Xhafaj ka vlerësuar nivelin e ulët të kriminalitetit në qytetin e Beratit. Në konsultimet me qytetarët për sigurinë publike në Berat, Xhafaj theksoi se “nëse do të kishte një çmim për sigurinë publike”.
“Unë dëshiroj të them që nëse sot do të kisha mundësinë të jepja një çmim në shkallë vendi për çështjet e rendit dhe sigurisë, jemi në një mendje me drejtorin e Përgjithshëm, që në Republikën e Shqipërisë, çmimi i parë do t’i jepet qarkut të Beratit. Kur kam parë statistikat jam surprizuar. Rezultatet janë shumë pozitive dhe kontributi i parë i takon qytetarisë tuaj, i takon qytetarëve që banojnë në këtë qark, për kontributin që jepet që për qytetin dhe fshatrat tuaj të jenë sa më të sigurt. Ka një vlerësim pozitiv edhe për punën e organeve të policisë në Qarkun e Beratit,” deklaroi ministri Xhafaj.