Armando Sadiku nuk është lojtar i Goas. Klubi indian ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare.
“FC Goa dhe Armando Sadiku kanë rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm”- shkruan Goa.
33-vjeçari ka luajtur në 24 ndeshje me këtë skuadër dhe ka shënuar 10 gola. Më herët, në kampionatin indian ka mbajtur veshur edhe fanellën e Mohun Bagan.
https://www.instagram.com/p/DIa6oX1IOg9/?igsh=bXMwMWQyMGtlaDk0