Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Washington Times ngre pyetjen: Pse DASH përfshihet në politikën e brendshme shqiptare?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Washington Times ngre pyetjen: Pse DASH përfshihet në politikën e brendshme shqiptare?

Nga: Todd Wood

Kemi shkruar shpesh për “Never Trumpers” (Kurrë Trumpistë-t) në Departamentin e Shtetit të cilët punojnë kundër axhendës së Presidentit Amerikan në Ballkan, dhe posaçërisht në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane e ngarkuar me detyrë Leyla Moses-Ones u kap nga ish drejtori i FBI James B. Comey duke shpërndarë në Twitter mesazhe anti-Trump. Publikimet në Twitter u fshinë vetëm pasi u publikuan. Emërimi i ish Ndihmës Zv/Sekretares Kathleen Ann Kavalec për të qenë ambasadore në Shqipëri u anullua në fillim të këtij viti, pasi u mësua se ajo kishte biseduar me autorin e dosjes skandaloze “Steele” mbi Presidentin Trump.

Por rezistenca ndaj politikave të z. Trump nga Foggy Bottom vazhdon ende.

Në një skandal të raportuar gjerësisht, qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama u kap përmes përgjimeve në bashkëpunim me figura të krimit të organizuar në Shqipëri, përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit 2017 për të blerë vota. Partia Demokratike, i krahut konservator, ka udhëhequr protesta të mëdha në kryeqytetin shqiptar për disa javë, duke bërë thirrje që qeveria Rama të japë dorëheqjen.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, i vetmi autoritet kushtetues i cili mund të shpallë datën e zgjedhjeve, kishte dekretuar që zgjedhjet vendore të planifikuara për të dielën, duhet të zhvendosen në nëntor për t’u marrë së pari me krizën qeveritare, por qeveria e Ramës e injoroi dekretin.

Dhe hyn në lojë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Matthew Palmer, i cili kryeson Byronë në Departamentin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, tashmë ka deklaruar publikisht se zgjedhjet duhet të vazhdojnë, duke e anashkaluar presidentin shqiptar dhe kushtetutën shqiptare.

Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, gjithashtu shprehte mbështetje për qeverinë, aq e theksuar ishte ajo sa madje nisi të anulonte vizat në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e opozitës.

Për më tepër ka fakte se kryeministri shqiptar Rama është shpallur me zë e figurë si anti-Trump, dhe është një njeri i besuar i afërt i miliarderit liberal amerikan Xhorxh Soros, madje duke marrë pjesë në martesën e tij të fundit.

“Unë do të shpresoja shumë që [z. Trump] do të kuptonte se ajo për të cilën ai po flet, nuk është aspak një mënyrë e duhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, por ai po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë atyre që e shohin Amerikën si qytetin e ndritshëm përmbi kodër”. Rama i tha njësisë “Think Tank” të Këshillit të Atlantikut në Uashington në vitin 2016, siç raportohet nga ForeignPolicy.com.

Ka disa pyetje që duhen bërë. Pse Departamenti i Shtetit i SHBA duket se përfshihet në politikën e brendshme shqiptare? Dhe pse Shtëpia e Bardhë e ka lejuar departamentin të japë mbështetjen e saj për një qeveri socialiste që akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale dhe që e ka treguar mungesë respekti edhe ndaj vetë Presidentit Trump?

Kush po e drejton politikën e jashtme amerikane? Mike Pompeo mund të jetë Sekretari i Shtetit, por shumë njerëz nga administrata e kaluar në Departamentin e Shtetit duket se nuk e kanë vënë re se populli amerikan zgjodhi një udhëheqës të ri, me një axhendë të re në nëntor të vitit 2016. Mesazhe të përziera po shpërndahen në një rajon aq të paqëndrueshëm si Ballkani duke i bërë gjërat edhe më keq.

Departamenti i Shtetit madje as që ka bërë ndonjë deklaratë mbi bashkëpunimin e dyshuar të qeverisë Rama me figura të krimit të organizuar. Ka pasur një heshtje të çuditshme për polemikat dhe pyetja është pse? A mund të jetë për shkak se Departamenti i Shtetit simpatizon në heshtje axhendën liberale të kufijve të hapur të zotit Soros, legalizimit të drogës dhe qeverisjes globale?

Vetë fjalët e zotit Rama ia vlejnë të studiohen si përgjigje.

Siç ai tha dikur, sipas ForeignPolicy.com: “Europa ka Donald Trump-ët e saj si këtu edhe atje që erdhën përpara Donald Trump-it, të cilët praktikisht e turpëruan Europën me pikëpamjet e tyre mbi emigrantët, me pikëpamjet e tyre mbi muslimanët, me pikëpamjet e tyre mbi vetë Bashkimin Europian. Ju keni [Shtetin Islamik] dhe keni një lloj, siç e dini, ekstremistësh gjakftohtë në anën tjetër të medaljes. Është e pabesueshme”.

 

Tags: Departamenti Amerikan i ShtetitMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Deputeti lëshon deklaratën e fortë: Rama, së shpejti me një post të rëndësishëm

Deputeti lëshon deklaratën e fortë: Rama, së shpejti me një post të rëndësishëm

Kamzhiku i qeverisë mbi liritë universitare dhe të mendimit shkencor

Fuga: Pse nuk marr pjesë në zgjedhje as në 30 qershor, as në 13 tetor

I vunë zjarrin KZAZ-së në Bushat/ Arrestohen 14 persona, mes tyre edhe zyrtarë të lartë (EMRAT)

I vunë zjarrin KZAZ-së në Bushat/ Arrestohen 14 persona, mes tyre edhe zyrtarë të lartë (EMRAT)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com