pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vuçiç: Pa marrëveshje me liderët e rajonit për kufijtë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Në Bërdo të Sllovenisë, ka përfunduar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë Bërdo Brion. Kjo nismë ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është larguar para përfundimit të samitit, me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në konkluzat e takimit, të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës.

Vuçiç ka insistuar se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”.

Everything ready for the Leaders’ meeting on the occasion of the 10th anniversary of the initiative Brdo-Brijuni Process. #BBP10 pic.twitter.com/Et9eDmpUuO

— Borut Pahor (@BorutPahor) May 17, 2021

Në takim morën pjesë presidentja e Kosovës, Vosa Osmani-Sadriu, krahas kolegëve nga shtetet tjera të rajonit, presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, Stevo Pendarovskit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiqit të Serbisë ndërsa nga Bosnja e Hercegvoina janë ftuar të tre anëtarët e presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviq, Zheljko Komshiq dhe Millorad Dodik.

Para samitit në Bërdo, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar disa vizita përgatitore nëpër vendet e rajonit. Ai dje (16 maj) në Bled të Sllovenisë ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviç, bashkëkryesuesin e samitit të sotëm.

Millanoviç ka thënë se qëllimi i takimit është që t’u ndihmohet fqinjëve që “sa më shpejtë dhe sa më lehtë, nëse është e mundur, të hyjnë në Bashkimin Evropian”.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë në prag të takimit se me rëndësi të madhe është që të formohet një qëndrim i përbashkët për zgjerim më të shpejtë të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë edhe qëndrimi për reforma që duhet t’i kryejnë këto vende për ta arritur këtë qëllim.

“Nëse do të kemi sukses në këtë drejtim do të jetë një arritje dhe një shpërblim për kurajon e këtij procesi, pasi shumica e liderëve nga rajoni para dhjetë vjetësh nuk kishin fare raporte dhe nuk bisedonin mes vete”, ka thënë, Pahor duke paralajmëruar se do të ketë biseda të hapura në këtë samit.

Ai ka shprehur bindjen se konkluzat që do të miratohen do të jenë një hap i madh përpara në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Sipas draftit të kësaj deklarate të përbashkët, do të bëhet ftesë për një qasje të përbashkët në procesin e zgjerimit të BE-së. Po ashtu edhe për bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit.

Gjatë ditës, në margjina të samitit në Bërdo, do të zhvillohen edhe një varg takimesh bileterale.

Presidentja e Kosovës, Osmani u takua me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçmas në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

“Temat që do të diskutohen në takimin në Bërdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Bërdo-Brijoni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE-së, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e Zyrës së presidentes së Kosovës.

Presisndetja e Kosovës do të takohet me homologët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut./REL/

Tags: Aleksandër Vuçiçlideretpa marrëveshjerajoni

TË LIDHURA

Rajoni

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit

13:42 | 11/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Next Post

Duhet të dorëhiqet Basha apo jo? Si përgjigjen Artur Zheji dhe Arian Çani

Zgjedhjet në parti/ Grupi për PD: Shqetësimi i Bashës mbajtja e karriges së tij

Video/ Ndërpritet ndeshja e futbollit në Ukrainë, plas grushti mes femrave







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama protestuesve: “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?”

by mirseda
19:46 | 12/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat dhe teoritë që lidhin projektin e Zvërnecit me interesa të huaja,...

Aktivistja: Nëse SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, do rrethojmë Kuvendin. Duhet të fitojmë!

19:40 | 12/06/2026

Rama: Shqiptarët s’janë “mish për top” kundër Trumpit

19:28 | 12/06/2026

35-vjetori i themelimit të PS, kryebashkiaku Veliaj: Gëzuar ditëlindjen familjes socialiste

19:22 | 12/06/2026

SPAK njoftim zyrtar, zbulohet lista e pasurive të sekuestruara, 336 llogari bankare dhe 18 vila

19:20 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com