E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Duhet të dorëhiqet Basha apo jo? Si përgjigjen Artur Zheji dhe Arian Çani

Dy analistët, Artur Zheji e Arian Çani, kanë pasur ide të ndryshme lidhur me atë që po ndodh në PD, sidomos pas mbledhjes së fundit të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, që zyrtarizoi nisjen e fushatës për zgjedhjen e ri të kreut të PD-së më 13 Qershor.Të ftuar në studion e emisionit “Pikat mbi i”, me gazetaren Ola Bruko në “News 24”, Zheji dhe Çani kanë argumentuar qëndrimet e tyre.

Sipas Zhejit, aktualisht brenda PD nuk ka një figurë të fuqishme që do të mund të zinte vendin e Bashës, ndërsa Çani, është i mendimit që Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi rezultoi humbës në zgjedhje. “I gjithë sistemi i njerëzve në PD janë njerëz të Bashës. Kam përshtypjen që ata nuk kanë peshë brenda PD. Jemi në një situatë që Basha është legjitimuar të thotë gjithçka për të shkuar në interes të tij. Ai po ruan vendin e tij. E thënë pa cinizëm dhe ironi, unë Bashën e konsideroj një vend normal, një person që mund të ishte kryeministër në çdo vend. Fati i keq i Bashës është që përballë nuk ka një njeri normal”, tha Çani, ndërkohë që Zheji ka deklaruar se “largimi i kapiteni në stuhi, mbyt anijen”.

A duhet të jepte Basha dorëheqjen?

Arian Çani: Normalisht pas asaj që ndodhi të isha unë në vend të tij do të kisha ikur. Ai ka më shumë ambicie dhe nuk do të ketë ikur. Nëse nuk do të ketë aksident në 2025 në krahun tjetër, është e vështirë të fitohen zgjedhjet.

Artur Zheji: Ai ka thënë që nëse zgjedhjet nuk janë vjedhur unë iki, nëse ato janë vjedhur hajde të gjejmë zgjidhjen. Basha duke qëndruar është në vazhdim të misionit të tij, jo se nuk do të iki, por nuk duhet të iki. Një nga njerëzit më të padyshimtë në analizës së tij, është atakuar dhe jo më alrg se dje i bëri një thirrje PD që dorëheqja e parevokueshme e Bashës është gabim. Kjo do të thotë që largimi i kapitenit në stuhi, e mbyt anijen. Beteja vazhdon.

Arian Çani: Zheji dëgjo, unë vetë jam indiferent dhe ndryshe nga persona të tjerë…

Artur Zheji: Unë pash në Balkanweb, që në Berat nuk kishte rezultuar në një kuti identifikimi elektronik i qytetarëve.

Arian Çani: Këtë po i kërkojmë Bashës, ai nuk ka faj që humbi.

Artur Zheji: Basha nuk ka humbur, aleatët e tij kanë humbur. Ai e ka ndërtuar luftën politike me aleatët. Edhe Agron Duka që një palë zgjedhjesh më parë mori 12 mijë vota, tani mori 4 mijë.

Lexo edhe :   Berisha në krye të PD? Ja çfarë thotë rivali i Bashës, Fatbardh Kadilli

Arian Çani: Ti je i aftë për të gjetur argumente pro Bashës, kapiteni, nëse anija nis të mbytet hidhet i pari.

Artur Zheji: Tregu politik nuk bëhet bosh. Kur iku Fatos Nano nga PS dhe erdhi Edi Rama të gjithë thanë që erdhi ai që duhet. Kandidatin e fiton vetë, po të ishte gjallë Sokol Olldashi do e fitonte vetë, sepse ai do të bënte betejë. PD ka nevojë për një njeri që ka marrë plagë në trup, por që e çon betejën drejt fitores. LSI s’e mendonte dikush që do të merrte 4 mandate, kaq ka marrë vetëm në 2009.

Lexo edhe :   Zgjedhjet në PD/ Basha-demokratëve: Të bashkuar kundër regjimit Rama-Doshi

Arian Çani: Pse ka marrë kaq? E kanë vjedhur thua ti?

Artur Zheji: Ke disa personazhe që kanë fituar në pak vota, ka 80 mijë vota të pavlefshme. Po luajnë futboll dy skuadra dhe arbitri anësor thotë u bë gol, arbitri qendror nuk e quan.

Nëse do të kishte qenë një kandidat tjetër që ju konsideroni si të duhurin, Basha duhet të ikte?

Artur Zheji: Jo e fitonte vetë ai.

Së shpejti do të kemi zgjedhje për kryetarin e ri të PD, a prisni surpriza?

Arian Çani: Do të kishte surpriza nëse Basha do të kishte dhënë dorëheqjen, e të kishte filluar më vonë një lëvizje të madhe në të gjithë Shqipërinë dhe të vinte si fitues. Opozita në situatën që është me një kryelojtar, duhet të kishte bërë diçka më të madhe, se nuk ka ç’të hupë. Le të bëhet nami, të hidhen të gjitha në tavolinë, e në fund do të fitonte publiku. Njerëzit që janë kundër Ramës do e gjenin veten brenda. Unë besoja që do ta bënte doktori, thashë një moment do të ketë gjenialitetin për të bërë një lojë politike të hapur.

Artur Zheji: Rama la në buzë të greminës shumë nga ata, e tani ai është hedhur vetëm përpara.

Arian Çani: Ne këtu po kemi një version të ndryshëm, në situatën që jemi, siç thotë Çuri, Rama është Perikliu, ai po e vendos këtë, në mandatin e katërt do e arrijë këtë. Perekliu që largoi opozitën. Rama është Erdogani, Putin, por në mënyrën e vet e jemi në këtë situatë. Pyetja është kjo, kush e mund këtë personazhi?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...