Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç: Zhvilllimi raporteve Prishtinë-Athinë, lajm jo i mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se politikë e shtetit të tij është ajo që thotë se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të kritikave nga vendet e rajonit të Ballkanit, në drejtim të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të deklaratave për krijimin e një “bote serbe”.

“Është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se cila është politika zyrtare e Serbisë – është ajo që thotë se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe ne nuk jemi të interesuar për kufijtë e të tjerëve. Ne duhet ta ruajmë tonën dhe të tregojmë në mënyrë të qartë se cila është politika jonë”, tha Vuçiq për Televizionin Pink të Serbisë, pas një rundi të ri bisedimesh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel.

Ditë më parë, Vulin tha në një tubim të partisë së tij se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.

Ai tha se për “krijimin e botës serbe”, është e nevojshme që Serbia të jetë ekonomikisht e suksesshme, e udhëhequr mirë dhe “të ketë një ushtri që është në gjendje ta shpëtojë atë, ashtu si edhe serbët kudo që jetojnë”.

Për këto fjalë të Vulinit, i cili gjatë viteve ‘90 ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të gruas së presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, duartrokiti edhe Vuçiq, i cili ishte në audiencë.

Vuçiq është edhe udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në aleancë me partinë e Vulinit, ndërsa gjatë viteve ‘90 ka qenë zyrtar i Partisë Radikale Serbe, e udhëhequr nga Vojisllav Sheshel, një i dënuar për krime lufte.

Në mesin e disa reagimeve, ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, tha se pret që Vuçiq të distancohet menjëherë nga deklaratat e Vulinit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me Vuçiqin në Bruksel se Serbia e ka problem të përballet me të kaluarën.

“Për fat të keq, presidenti i Serbisë nuk distancohet as nga Vulini, as nga Daçiqi [v.j. tani kryetar i Kuvendit të Serbisë], as nga Millosheviqi, as nga kushdo që ishte në pushtet në vitet 1990. Kjo është me të vërtetë për keqardhje”, tha Kurti. Termi “bota serbe” u përdor për herë të parë nga Vulin më 26 shtator, 2020./REL

Tags: Aleksandër VuçiçkufijtëSerbia

TË LIDHURA

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025
Aksident i rëndë/ Përplasen dy autobusë urbanë, 54 të plagosur
Rajoni

Aksident i rëndë/ Përplasen dy autobusë urbanë, 54 të plagosur

16:35 | 04/07/2025
Next Post

Vaksinimi, mbërrijnë në Rinas 32,760 doza të Pfizer

DW: Takimi i dytë Kurti-Vuçiç përfundoi me ofendime

Florida, gjykata jep vendimin e parë me burg për sulmin ndaj Kapitolit

Florida, gjykata jep vendimin e parë me burg për sulmin ndaj Kapitolit

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Tiranë, efektivi i policisë qëllon veten me armën e shërbimit
Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u rrëzua, plagoset 63-vjeçari

by mirseda
14:49 | 05/07/2025
0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Theth ku një 63-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin...

Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish

Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish

14:34 | 05/07/2025
Plagoset rëndë 41-vjeçari pas një sulmi me thikë në rrugë, autori ende në kërkim

Plagoset rëndë 41-vjeçari pas një sulmi me thikë në rrugë, autori ende në kërkim

14:19 | 05/07/2025
Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

14:03 | 05/07/2025
Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike

Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike

13:46 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com