Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vuçiç flet për Kosovën në OKB: Duhet zgjidhje e përhershme

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç flet për Kosovën në OKB: Duhet zgjidhje e përhershme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha se për “problemin e Kosovës” duhet zgjidhje e përhershme, e cila duhet të arrihet në atë mënyrë që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka, por mjaftueshëm. Vuçiç iu drejtua të enjten Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t’i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona dhe të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri më 2008”, tha Vuçiç.

Ai tha se arritja e marrëveshjes me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Vuçiç tha se Serbia ka biseduar me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përkundër “tensioneve dhe incidenteve të shpeshta në Kosovë dhe veprimeve të njëanshme të Prishtinës”.

Vuçiç tha se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të Serbisë, në nëntor të vitit të kaluar, ka bërë që Serbia të humbë 350 milionë euro.

“Tarifa që vazhdon të jetë në fuqi, ka vënë në rrezik edhe jetën normale dhe të dinjitetshme të serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç.

“Në gjithë këtë kohë, Serbia ka reaguar në mënyrë të moderuar dhe me përgjegjësi ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës, duke mos vendosur kundërmasa dhe duke bërë përpjekje të qetësojë situatën”, tha Vuçiç. Autoritetet e Kosovës, përkundër thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e taksës, nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili e ka marrë vendimin për taksën, e ka kushtëzuar heqjen e saj me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia. Vuçiç, në disa raste, ka përsëritur se nuk mund të ketë dialog pa heqjen e taksës. /Rel

Tags: kosovaOKBperhershmezgjidhje

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Next Post
Pak orë para protestës, paralajmëron Berisha: Do tmerrohet shteti!

Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Zv.drejtori i Rilindjes na kërcënon me ‘bukën e gojës’

Përfundojnë në pranga 8 shoferë, pezullohen 25 patenta

Përfundojnë në pranga 8 shoferë, pezullohen 25 patenta

Momentet e tmerrit nga tërmeti në Turqi, shikoni çfarë ndodh në një klinikë dentare (video)

Momentet e tmerrit nga tërmeti në Turqi, shikoni çfarë ndodh në një klinikë dentare (video)







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur
Aktualitet

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

by mirseda
09:06 | 21/02/2026
0

Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Aluadin Hamiti, është përfshirë së fundmi në një incident...

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com