Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Do të shkoj në Bruksel për dialog, por nuk pres asgjë

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Serbia shpall marrëveshjen trevjeçare të gazit me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 2 gusht se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Brukselit që më 18 gusht të mbahet rundi i ri i dialogut me Kosovën, por tha se ai nuk e di “se për çfarë tjetër mund të flasim”.

“Gjithçka është konsumuar dhe ju më nuk e dini se çfarë mund të bëni. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë.

Më 1 gusht, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranuan ftesë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të vazhduar dialogun për të gjitha çështjet e hapura.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 1 gusht se nuk ka pranuar ftesë për takimin në Bruksel, por shtoi se është i gatshëm për dialog me Serbinë.

Ai tha se një takim me Vuçiçin ishte paraparë për 19 korrik, por presidenti serb kishte kërkuar që të shtyhet takimi.

“Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të shkoj në Bruksel. Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi. Në momentin që do ta kemi, sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha Kurti gjatë një konference për media në Prishtinë.

Ftesa për dialog erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në Kosovë, pasi serbët lokalë vendosën barrikada në veri të vendit, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Serbët kundërshtuan dy vendime të Qeverisë së Kosovës, që kishin të bënin me targat dhe dokumentet serbe, por më 1 gusht barrikadat u hoqën dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri në shtator.

Vendimet e ekzekutivit kosovar kanë të bëjnë me pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës. Një gjë të tillë, Serbia e aplikon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet. Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia, që Kosova i konsideron ilegale.

Duke folur për tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç tha se shteti ishte “një hap larg katastrofës” dhe paralajmëroi se përgjigja e Serbisë do të ishte e ndryshme nëse serbët do të sulmoheshin.

Vuçiç tha se autoritetet serbe “do ta mbajnë paqen dhe luten për paqe”, por ata “nuk do të lejojnë askënd që të maltretojë” qytetarët serbë

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë në kuadër të dialogut, por dy takimet nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret. Për herë të fundit ata kanë zhvilluar bisedime në korrik të vitit 2021. /evropaelire

Tags: Albin KurtiAleksandar VuçiçkosovePresidenti i Serbisë

TË LIDHURA

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,
Rajoni

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

15:13 | 23/10/2025
E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë
Rajoni

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

14:34 | 23/10/2025
Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati
Rajoni

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati

10:33 | 23/10/2025
Next Post
Kronikë e një vr*sje të paralajmëruar

Kronikë e një vr*sje të paralajmëruar

Eleminimi i liderit të Al-Kaedës/SHBA paralajmëron për hakmarrje të mundshme

Eleminimi i liderit të Al-Kaedës/SHBA paralajmëron për hakmarrje të mundshme

Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!

Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

by mirseda
22:28 | 24/10/2025
0

Një pikturë e Pablo Picasso-s që përshkruan Dora Maar-in, muzën dhe shoqëruesen e gjatë të piktorit spanjoll,...

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com