Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme”, familjarët mes lotësh shtrijnë dorën për një shtëpi (video)

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme”, familjarët mes lotësh shtrijnë dorën për një shtëpi (video)

Familja Dika jeton në fshatin Lis në Burrel. Që prej moshës 2 vjeçare, Flamuri është diagnostikuar me Hemofili B, një sëmundje e rrallë e gjakut. Edhe pse është identifikuar në moshë të hershme, jeta e tij është në rrezik, pasi nga gjendja e rëndë ekonomike në të shumtën e rasteve nuk kurohet.


“Jeta ime është në fije të perit. Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme e gjakut, quhet Hemofili B. Nuk mund të bëj punë të rënda fare. Sikur dhe një dhëmballë të heq, mua nuk më pushon hemorragjia sikur për 10 ditë. Më kap hemorragjia në stomak, kam ulçer. Një ushqim që më ngacmon, bën që të plasë direkt gjaku. E mira është të kem ushqime të mira, por nuk kam çfarë të ha. Shumë herë kam ngrënë edhe bukë të thatë.

Shpesh as te spitali në Burrel nuk kam mundësi të shkoj, imagjinoje në Tiranë. Këtu te fshati ynë nuk ka fugon për të shkuar në Burrel, taksia do rreth 20 mijë lekë. Kështu që unë nuk kam shkuar, se nuk kam lekë. Ilaçi që marr unë quhet Factor IX, ai kushton rreth 1 milion lekë. Dhe shteti me zor ma jep, unë nuk e blej dot, nuk kam lekë ta përballojë atë ilaçin. Edhe te spitali ndonjëherë nuk ka. Kur mbaroj mjekimin te spitali, më ka dhënë recetën doktori, unë nuk i kam marr fare ilaçet. Nuk i marr se nuk kam me çfarë, me 100 mijë lekë pension, jemi katër veta”.

Xhulia është vetëm 11 vjeçe, por fëmijëria e saj nuk është aspak si e bashkëmoshatarëve. Ajo nuk ka lodra të luajë, madje as rroba për të shkuar në shkollë. Por, nuk do asgjë materiale, kërkon vetëm një çati që të jenë ngrohtë.

“Nuk dua që babi im të vuaj. Ju bëj thirrje të gjithëve, ju lutem më ndihmoni. Ju lutem. Kur shoh që babi im po thotë gjithë këto gjëra të vështira që ka kaluar në jetë, nuk e di… Dua dhe unë një shtëpi si gjithë shokët e mi. Ndoshta i kanë më të mira.

Ti ke shkuar ndonjëherë? “Jo. Nuk kam mundur të shkoja sepse nëse do të shkoja, edhe ato do të vinin tek unë. Dhe nëse do të vinin këtu, shtëpia ime është e pabanueshme dhe nuk kam ku t’i fus brenda. Them se do të më shajnë, do të më ofendojnë.

Kjo shtëpia është e pajetueshme. Kur bie shi, ndonjëherë lagemi. Është shumë ftohtë, shumë e vështirë, edhe pse ndonjëherë kur bëj detyrat më dridhen duart nga të ftohtit, unë përpiqem që t’i bëj ato. Sepse dua të mësoj që të bëhem dikush në jetë, dhe të shpëtojë babin tim”.

Ndërkohë, Rozalinda 17-vjeçarja edhe pse është në prag të përfundimit të gjimnazit, e ka të vështirë të mendojë për të ardhmen dhe arsimimin. Kjo pasi druhet se nuk do mundet ta vazhdojë dot shkollën e lartë.

“Kam shumë dëshirë ta vazhdojë shkollën e lartë si çdo vajzë. Por, duke parë gjendjen time ekonomike, besoj që kjo është e pamundur. Pasi unë nuk dua që t’i vë në pozitë të vështirë prindërit e mi. Përkundrazi, dua që t’i ndihmojë me sa të mundem kur të rritem. Kështu që nuk besoj se do të më realizohet dot kjo ëndërr”.

Për familjen jetesa është bërë shumë e vështirë, pasi edhe e zonja e shtëpisë nuk punon dot, pasi është e sëmurë. Duke qenë kështu në mëshirë të fatit.

“Nuk kemi mundësi t’ia plotësojmë, shkolla do lekë. Duan lekë, duan kushte. Gjithë rrobat që kam, i kam të falura. Ndonjëherë edhe xhinset kur kam shkuar në shkollë, i kam pasur të çara. Por, mami mi qepte dhe nuk dukeshin. Lodra asnjëherë nuk kam pasur”.

Çfarë lodre do të doje të kishe? “Unë për veten time nuk dua asnjë lodër, do të doja vetëm një shtëpi. Ajo do të ishte lodra më e bukur.

Për Zotin më keq nuk ka, se rrimë me frikën se do na zërë çatia kalamajtë. Që të katërt, por janë kalamajtë kryesorë se kanë jetën përpara. S’kemi ça të bëjmë. Banjën e kam jashtë, i nxjerr kalamajtë i laj natën dhe i sjell këtej nga dhoma. Ato kolliten, dimri është i ftohtë. Banja është akull, me beton. Goca e vogël thotë që mërdhin ftohti.

Atje i fus edhe enët e kuzhinës, ushqimet, nuk kam ku t’i çoj, veçse te ajo bufeja e prishur. Frigorifer nuk kam. I laj gjithë dimrin rrobat me dorë. Është thjeshtë një torturë. Gjatë dimrit flemë te aneksi, nusja fle me dy gocat. Unë fle te divani tjetër. Këtu kemi frikë, sepse nga bora a shiu mund të bjerë çatia, dhe kemi frikë se na zë këtu brenda”.

Rasti është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili bën thirrje për të ndihmuar familjen Dika. Edhe pse sëmundja e kryefamiljarit është e pashërueshme, të paktën t’i lehtësohet jetesa./ TIRANA TODAY

Tags: Burrelfamilja DikaflamuriHemofili B

TË LIDHURA

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët
Aktualitet

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët

09:14 | 13/05/2025
Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës
Politikë

Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës

09:05 | 13/05/2025
Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive, kryeson PS
Politikë

Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive, kryeson PS

08:57 | 13/05/2025
Next Post
Halli i banorëve të pallatit 8 katësh, ju premtua ashensori por prej vitesh ngjisin shkallët

Halli i banorëve të pallatit 8 katësh, ju premtua ashensori por prej vitesh ngjisin shkallët

“Rama duhet mundur”/ Ish-ministri: Çfarë ndodhë nëse opozita hyn në zgjedhje

“Rama duhet mundur”/ Ish-ministri: Çfarë ndodhë nëse opozita hyn në zgjedhje

E para në portal, DAR Shkodër i fsheh vendin e punës

E para në portal, DAR Shkodër i fsheh vendin e punës

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët
Aktualitet

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët

by mirseda
09:14 | 13/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka uruar përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision, Beatriçen dhe Kolën, të cilët do të...

Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës

Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës

09:05 | 13/05/2025
Samiti në Tiranë po afron, Italia dhe Greqia japin sinjale të forta për Ballkanin

Samiti në Tiranë po afron, Italia dhe Greqia japin sinjale të forta për Ballkanin

09:01 | 13/05/2025
Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive, kryeson PS

Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive, kryeson PS

08:57 | 13/05/2025
Qarku Durrës/ Numërohen 90% e kutive, PS kryeson me rreth 52% të votave

Qarku Durrës/ Numërohen 90% e kutive, PS kryeson me rreth 52% të votave

08:37 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com