Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vuҫiç: Brenda 10 ditëve zgjidhje kompromisi me Kosovën

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Serbia shpall marrëveshjen trevjeçare të gazit me Rusinë

Presidenti serb, Vuçiç, shpreson për një marrëveshje me Kosovën për dokumentet dhe targat e makinave para 1 shtatorit. Në të kundërtën, ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh të dielën në Beograd se e ka mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje kompromisi me qeverinë në Prishtinë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumenteve serbe të udhëtimit. Presidenti i Serbisë që nga takimi i 18 gushtit ku u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nuk kishte folur për mediat. Pas një takimi të dielën më 21 gusht në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiç në një konferencë për mediat iu drejtua kombit.

Do mund të gjendet një zgjidhje kompromisi?

Vuҫiç tha se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave brenda dhjetë ditëve, pasi qeveria e Kosovës më 1 shtator pritet të nisë zbatimin e masave të reciprocitetit për këto dy çështje. Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre. Presidenti serb tha se kishte hedhur propozimin që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisën me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, por pala e Kosovës tha ai, “i hodhi poshtë këto propozime kompromisi”. Sipas Vuҫiç, “qëllimi i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”.

Vuçiç kërcënon me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës

“U informova nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për një kohë të shkurtër, nëse nuk ndalet përndjekja e serbëve, politikanët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës gjatë muajit të ardhshëm, dhe më pas gjykatësit dhe oficerët e policisë do të ndjekin shembullin deri në fund të shtatorit”, tha Vuҫiç, duke paralajmëruar siç tha ai, “zhbërje të rendit të Brukselit të dakorduar me marrëveshje”.

Sipas presidentit serb në raundin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova ka folur për një marrëveshje përfundimtare prej gjashtë pikash: “Kosova kërkoi të enjten që të diskutohet për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte njohjen e ndërsjellë, dëmet e luftës, trajtimin e çështjes së të zhdukurve dhe viktimave të përdhunimeve, simetri në të drejtat e serbëve me ato të shqiptarëve në Serbi si dhe rishikimin e marrëveshjeve të dakorduara më pare”, tha Vuҫiç. Qeveria e Kosovës pas takimit të së enjtes në Bruksel, tha se kishte diskutuar për dy çështje, kuadrin e përgjithshëm të marrëveshjes përfundimtare dhe për targat e dokumentet serbe, për të cilat zotohet se nga data 1 shtator, për këtë çështje do të zbatohen masa të njejta edhe nga Kosova.

Takimi që nuk solli asnjë rezultat

Takimi i 18 gushtit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiç, dështoi dhe nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por autoritetet ndërkombëtare kërkuan nga palët që të shmangin tensionet si ato të 31 korrikut. Në këtë ditë, grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës duke kundërshtuar kështu vendimet e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentet e udhëtimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia. Serbia zbaton masa të njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi tash e dhjetë vjet. Forcat paqeruajtëse të  NATO-s kanë shtuar prezencën e tyre në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë. /DW

Tags: kosoveserbiVucic

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Gjysmë ore pro evropian!

Duhet të jemi më seriozë se spiunët

“Klanet e Enverit dhe Mehmetit kur qeverisnin bashkë”, libri i ish-kryehetuesit të diktaturës

"Klanet e Enverit dhe Mehmetit kur qeverisnin bashkë", libri i ish-kryehetuesit të diktaturës

Gerard Pique nuk fshihet më, del në publik me të dashurën e re

Gerard Pique nuk fshihet më, del në publik me të dashurën e re







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com