Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u arrestua në flagrancë teksa mbante në dorë një sorkadhe të vrarë. Bëhet fjalë për Genci Bermemën, i cili u kap në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës.
Mësohet se punonjës të komisariatit të policisë nr.1 në kryeqytet, kanë sekuestruar dhe një armë gjahu në cilësinë e provës materiale.
67-vjeçari kishte dalë për gjah, dhe kur është ndaluar nga efektivët e policisë, kishte në dorë pushkën e gjahut dhe sorkadhen që kishte vrarë.