Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Çakës/ Rihapen dosjet e vjetra, dyshim për dr*gë dhe hakmarrje

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja e Çakës/ Rihapen dosjet  e vjetra, dyshim për dr*gë dhe hakmarrje

Jeta viktimës mes Spanjës dhe Holandës, por edhe mundësia e hakmarrjes për ngjarje të dyshuara për vite më parë, janë pistat e para të hetimit për vrasjen e Everest Çakës mbrëmjen e së martës në Elbasan. Policia bëri të ditur dje se, në lidhje me këtë ngjarje, ku humbi jetën 41 vjeçari Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij, janë shoqëruar mbi 25 persona.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur për “Tirana Today” se, personat e shoqëruar deri në mesditën e së mërkurës ishin vetëm persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes apo në afërsi të vendin ku ndodhi dhe vrasja e 41 vjeçarit.

Madje, as dëshmia e bashkëshortes së viktimës, Silvana Çaka, nuk ka arritur që të zbulojnë ndonjë gjurmë apo të dhënë për autorët. “Ajo nuk ka pasur mundësi që të bëjë identifikimin e tyre për shkak të errësirës dhe të faktit se ato ishin të maskuar”, thanë burimet hetimore.

Hetimet

Sipas hetimeve të para mësohet se, Everesti, dhe pse i dyshuar për një të shkuar kriminale, nuk ishte se ishte person që ruhej, apo kishte ndonjë dyshim se mund ti bëhej ndonjë atentat, ndaj ai lëvizte lirshëm në qytet. Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Gjithashtu ai ka qenë dhe i dyshuar kryesor për një vrasje të trefishtë në Elbasan, ku u vranë vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti.

Këta të fundit ishin vëllezërit dhe babai i “Nel Çamit”. Vrasja e dy djemve dhe babait të tyre, është kryer në sy të Myzejen Qoses, bashkëshortes së Pëllumbit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen dhe në ikje e sipër autori është përleshur me të, duke e qëlluar me një plumb afër syrit, por fatmirësisht gruaja ka shpëtuar.

Ndërkohë, të dhënat e deritanishme tregojnë se autorët e kësaj ngjarje mund të jenë vrasës me pagesë ndaj grupi hetimor po përpiqet që përmes të dhënave të bëjë identifikimin e personave që janë dhe porositësit e kësaj ngjarje. Makina e përdorur në krim u gjend shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se ishte  vjedhur në Shkodër.

Dyshime të tjera

Ndërkaq, një pistë tjetër hetimi e lidh viktimën me atë që quhet si “grupi i Alibeajt” dhe vazhdën vrasjeve që kanë përshkruar një seri ngjarjesh në qytetin e Elbasanit. Erjon Alibeaj është një nga personazhet e arrestuar nga policia si personi që dyshohet të ketë urdhëruar dy vrasje të njëpasnjëshme mafioze, atë të Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.

Në dosje është përfshirë edhe vrasja e Arjan Spahiut, i cili u ekzekutua shtatë muaj më parë në Belgjikë dhe që sipas dyshimeve, edhe kjo vrasje lidhet me pazare droge. Burime policore, kanë bërë të ditur për “Tirana Today” se Çaka ishte marrë në pyetje dhjetë ditë më parë nga prokurorë belg që kishin mbërritur në Elbasan, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes së kushëririt të tij.

Edhe ezkekutimi i vëllait të Çakës në Barcelonë disa vite më parë, është një pistë qëmund të rilidhë ngjarjet . “Vrasja mund të jetë porositur nga grupe të forta, që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë”, thanë burimet policore.

Tags: dosje te vjetraElbasaneverest cakavrasje

TË LIDHURA

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror
Politikë

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët
Aktualitet

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë
Politikë

PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

19:30 | 07/10/2025
Next Post
Kandidati i vetëshpallur për kreun e PD/ Kadilli: Koha për opozitë të re

Kandidati i vetëshpallur për kreun e PD/ Kadilli: Koha për opozitë të re

Kolaudimi/ Gonxhe: Kemi “listë të zezë” për makinat e parregullta

Kolaudimi/ Gonxhe: Kemi “listë të zezë” për makinat e parregullta

Ankimuan rezultatin e 25 prillit në Gjirokastër/ KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI

Ankimuan rezultatin e 25 prillit në Gjirokastër/ KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com