E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Kolaudimi/ Gonxhe: Kemi “listë të zezë” për makinat e parregullta

“Kemi ‘listë të zezë’ për mjetet e parregullta”. Kështu deklaroi  Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i ftuar mëngjesin e së mërkurës në emisionin “7pa5”, në “Vizon +”  ku foli për kolaudimin e automjeteve.

Ai theksoi se kolaudimi do të jetë më cilësor, teksa vuri në dukje se të gjitha mjetet e parregullta janë fotografuar dhe janë futur në një “listë të zezë”.

Gonxhja shtoi se kolaudimi nuk do të jetë aq i thjeshtë si dikur për t’u bërë, por këshilloi shoferët që të jenë të kujdeshëm për të patur mjetet e tyre në gjendje të mirë.

Kolaudimi për kushtet që ka kërkon më shumë kohë për t’u bërë me cilësi. Do të jetë shumë më cilësor. Nuk ka me makina me stopa të thyera në rruge.  Që nga tetori, ne po filmojmë dhe janë fotografuar të gjitha mjete e parregullta në rrugë nga ekspertët tanë të task forcës rrugore dhe policia. Janë të vendosura të gjithë në një sistem, listë të zezë. Sa të takohen me kolaudimin, do të kenë një kontroll të disafishtë. 

Kolaudimi në vetvete do të ketë katër grupe. Dy do të jenë të dedikuara për qendrat e kontrollit teknik, do të kontrollojmë veten tonë. Dy të tjerat do të jenë në lëvizje, në menyrë të papritur  me short dhe me rrisk. Janë metoda që përdoren ne vendet në zhvillim dhe të ato te zhvilluara. Kolaudimi do të jetë shumë herë kontroll më i rreptë, do të jetë më i vështirë për ta kaluar me lekë dhe me miq. Për këtë arsye, i japim një besim qytetarëve që të rrisin dijet e tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm me automjetin,”- tha Gonxhja.

Lexo edhe :   Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...