E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë.

Deputeti socialist, Taulant Balla ka folur në lidhje me vrasjen Aleks Nikës, ku për këtë të fundit kërkohet të kryhet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e tij.

Balla tha në ”Open”, se dyshimet e tij por dhe të familjarëve janë se predha ishte dëmtuar qëllimisht kur u soll nga Turqia, me urdhër të qeverisë së atëhershme.

Taulant Balla: ”Basha dhe Berisha kanë qen ata që kanë urdhëruar aso kohe gardën, dhe Ndrea Prendi ka qëlluar pasi ka dalë nga zyra e Berishës. I dyti u vra nga gardisti Llupo dhe po iu them se duke qënë se Nika ka qenë afër Faik Myrtaj që u vra nga kreu i gardës, ai ka qëlluar dhe mbi Aleks Nikën. Për dosjen e parë është e pamundur ti rikthehesh ndëshkimit sepse kushtetuta nuk lejon rihapjen. Në rastin e dosjes së Aleks Nikës të gjitha afatet janë pezulluar e ajo që duhet vërë është të bëhet ri-ekspertimet, ripyetja e pjesëmarrësve, unë kam qenë në tubim. Të gjithë jemi të gatshëm të dëshmojmë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...