Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje në Brighton të Anglisë. Bëhet fjalë për Serxhio Marku, i cili fillimisht u gjet i plagosur rëndë brenda një banese në rrugën Stafford. Ai u transportua me urgjencë, por ndërroi jetë të mërkurën në Spitalin “Royal Sussex”.
Autoritetet britanik bëjnë thirrje për ndihmë për të zbuluar të kaluarën e tij. Ndërkohë, janë arrestuar dy shtetas italianë, Francesco D’Agostino, 44-vjeç dhe Giuseppe Petriccione, 45-vjeç.
Pavarësisht arrestimit, mbeten të paqarta shkaqet që kanë çuar në këtë vrasje. Për këtë arsye, policia ka kërkuar ndihmë për të mësuar më shumë rreth të kaluarës së viktimës.
Familjarët e tij nuk jetonin në Angli me të, por në Shqipëri, ndërsa janë njoftuar për vrasjen e të riut.