Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Aeroporti i Vlorës/ PD: Jashtë çdo procedure ligjore, Rama kërkon të vjedhë

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aeroporti i Vlorës/ PD: Jashtë çdo procedure ligjore, Rama kërkon të vjedhë

Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli, ka reaguar pas prezantimit të kryeministrit Rama, për projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Minarolli u shpreh se Rama e prezantoi këtë projekt si një arritje të madhe kur në fakt po tenton të vjedhë edhe këtë herë. Sipas tij, kryeministri do ia besojë ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës një arkitekti të tij të preferuar, që më herët ka bërë kullat në Tiranë e Durrës.

“Aeroporti i Vlorës është për Ramën një mundësi për të vjedhur. Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, Rama do të vjedhë në Vlorë. Projektimi i Aeroportit të Vlorës është jashtë çdo procedure ligjore. Nuk ka garë dhe askush nuk e di sa ka kushtuar dhe si do financohet. Arsyeja është lidhja e Ramës me projektuesin e Aeroportit. Arkitekti personal i Edi Ramës është një person i njohur për mashtrim financiar. Ai quhet Marko Kazamonti”, deklaroi Minarolli.

Më tej, Minarolli shtoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, do të përgjigjen para ligjit projektuesit, në bazë të ligjit antimafia.

“Njësoj po bën me Aeroportin e Vlorës njësoj si me Teatrin, pasi nuk ka as garë, qeveria nuk ka zbatuar ligjin për prokurimin e Ramës. Ky projekt do ketë pasoja edhe për ligjvënës etj. Me ardhjen e PD në pushtet, ky projekt do i nënshtrohet ligjit antimafia”, tha ai.

Fjala e plotë e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në PD Ervin Minarolli:

Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!

Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.

Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.

Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.

Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.

Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.

Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t;I nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!

 

Tags: Aeroporti i Vlorësedi ramaervin minarollipartia demokratikevjedhje

TË LIDHURA

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

15:46 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat
Kryesore

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Vrasja e Azem Hajdarit, ish-truproja i Berishës rekurs në Gjykatën e Lartë
Kryesore

Vrasja e Azem Hajdarit, ish-truproja i Berishës rekurs në Gjykatën e Lartë

15:15 | 22/03/2023
Next Post
Elbasan/ Mori peng kushëririn e gjyqtares dhe u lirua, 32-vjeçari arrestohet sërish

Elbasan/ Mori peng kushëririn e gjyqtares dhe u lirua, 32-vjeçari arrestohet sërish

Skandali Kardhiq-Delvinë, Gjoka Konstruksion padit drejtoreshën e ARRSH

Skandali Kardhiq-Delvinë, Gjoka Konstruksion padit drejtoreshën e ARRSH

Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?

"Prisni dhe shikoni! Janë pa shpresë"/ Spartak Ngjela nxjerr materialin e ekspozuar nga CIA

JU REKOMANDJOMË

Rama, BE-së: E ardhmja s’do na kthejë fantazmat e së shkuarës, hapni portën

Rama presion të fortë BE-së: Çmenduri nëse nuk na pranoni! Moska është aty!

5 vjet ago
Emri/ Infektohet edhe ish-futbollisti i Shqipërisë

Emri/ Infektohet edhe ish-futbollisti i Shqipërisë

3 vjet ago
Ju prezantojmë me P10, vjen me plot risi / VIDEO

Ju prezantojmë me P10, vjen me plot risi / VIDEO

6 vjet ago

SPAK/ Vrasja e oficerit Santiago Malko, cilët janë nëntë të hetuarit

2 vjet ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com