Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vret politika, jo policia

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vret politika, jo policia

Nga: Luan Rama

Që prej viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e sidomos prej viteve 1996-1997, Policia e Shtetit nuk ka qenë ndonjëherë më e armiqësuar se sot në marrdhënien e vet me qytetarin. Profili i saj si organizatë e shërbimit qytetar të garantimit të rendit e sigurisë publike është rrëgjuar e gradualisht ka degraduar, duke u shfaqur në trajtën e disa njësive militare të dhunëshme e me performancë dukshëm armiqësore ndaj qytetarit.

Të drejtuar prej militantësh që të vetmen “meritë” kanë lidhjen me partinë, ata yshten edhe duke u mikluar për karrierë prej modelit të shefit të tyre.
Të pakulturuar profesionalisht e psikologjikisht, ata kanë si të vetmen mënyrë të shfaqjes së tyre në publik agresivitetin, arrogancën, arbitraritetin dhe dhunën. Njësoj si Kryeministri që agresivitetin, arrogancën, arbitraritetin dhe dhunën i ka si të vetmet ngjyresa të artikulimit dhe shfaqjes së vet para qytetarëve, edhe atëherë kur detyra ia do të bëjë politikë e të shfaqë maturi dhe përgjegjshmëri.
Pavarësisht se këto njësi militare janë një pjesë e vogël e efektivit të Policisë së Shtetit, prej akteve të tyre të dhunëshme e kriminale, të inspiruara e frymëzuara prej rrekjes së pështirë të disa drejtuesve me synim që të fitojnë dashurinë e Kryeministrit, sot padrejtësisht është vënë nën akuzë Policia e Shtetit, ç’ka është në fakt dëmi më i madh që i ka shkaktuar asaj përdorimi e shpërdorimi politik.
Dhuna si qasje e veprimit policor, nuk ka lidhje me policinë si institucion dhe as me policimin në komunitet si dominancë apo si prioritet i shërbimit të saj.

Sepse dhuna është paligjshmëri. Dhe paligjshmëria çon në dhunë dhe në krim.
Që në nenin 5 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” sanksionohet se:
“Parimet bazë, në bazë të të cilave udhëhiqet Policia e Shtetit në veprimtarinë e saj, janë:
a) ligjshmëria;
b) mosdiskriminimi;
c) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

ç) proporcionaliteti;
d) pavarësia operacionale;
dh) paanshmëria politike;
e) integriteti, merita dhe profesionalizmi;
ë) transparenca;
f) ruajtja e informacionit të klasifikuar;
g) kontrolli dhe llogaridhënia.

Çdokush me sado pak mend në kokë, nëse e ballafaqon sjelljen e Policisë së Shtetit me keto parime bazë të punës së saj siç e përcakton ligji, do të gjejë dhe kuptojë se sa larg e në kundërshti janë veprimet që ajo kryen dhe mënyra e performimit në publik.

Ligjshmëria që është a-ja e parimeve që duhet të udhëheqë Policinë e Shtetit, nuk ka asnjë lidhje me dhunën, sepse e drejta e forcës në zbatimin e ligjit nuk është e drejta e dhunës, siç në fakt perceptohet dhe artikulohet prej vetë Kryeministrit, ç’ka na jep mundësinë të kuptojmë më shumë se sa fjalën, subkoshiencën e tij të dominuar prej miksimit të dhunës me agresivitetin. Pra, ndërsa ligjërisht dhuna dhe forca janë jo vetëm dy koncepte, por edhe dy institucione krejt të ndryshme, për Kryeministrin janë një dhe e vetmja mënyrë se si duhet të sillet policia përballë qytetarëve.

Jo gjithmonë prej padijes, por më shumë prej servilizmit e deformimeve karakteriale, drejtues të Ministrisë së Brendëshme e më shumë drejtues të policisë, duke zgjedhur paligjshmërinë në vend të ligjshmërisë, kanë zgjedhur njëherësh dhunën në vend të forcës së ligjit, për tu sinkronizuar kësisoj me psikologjinë e Kryeministrit dhe me leksikun që ai përdor, si e vetmja rrugë për të fituar dashurinë e tij. Rastet e shumta të vërejtura dhe të dokumentuara gjatë protestave të ditëve të fundit, ku individë pa identitet e shenja dalluese që janë punonjës të policisë rrëmbejnë forcërisht të rinj protestues, janë jo vetëm akte flagrante e tërësisht në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e përdorimit kriminal të këtyre segmenteve të Policisë së Shtetit, sipas modeleve më të shëmtuara të rregjimeve juntë si ato të Pinoçetit në Kili e të vendeve të tjera të Amerikës Latine gjatë shekullit të kaluar.

E meqë ngjashmëritë e sjelljes së disa segmenteve të policisë na çojnë në modelin e shëmtuar të shteteve juntë, nuk mund të mos kujtojmë edhe fundin e juntave kriminale, si mesazh për ata që frymëzojnë dhe mbrojnë akte të tilla kriminale ndaj qytetarëve në protestë e në të drejtën e tyre, dhe që me një perversitet që vetëm ata mund ta shfaqin, fshihen pas pemës së Vitit të Ri si përligjje e dhunës policore. Policia e Shtetit duhet të jetë organizatë qytetare dhe në shërbim të qytetarëve. Shmangia e saj prej misionit kushtetues dhe deformimi i përgjegjësive që ia jep ligji, është pasojë e përdorimit politik dhe vetëm për interesat politike të pushtetit.

Ndaj, nëse ministri në prologun e detyrës tha se pas fytyrës së çdo polici është fytyra ime dhe pas veprimit të çdo polici jam unë, afërmendsh që jo më në kuptimin metaforik, pas veprimit të policisë është politika dhe pas dhunës së saj është gjithashtu politika. Për rrjedhojë, nuk vret policia, por vret politika që e përdor policinë për interesat e pushtetit, i cili i gjendur në grahmat e fundit të vet, po na shpërfaq anën më të dhunëshme dhe kriminale. Siç bëjnë në fakt të gjitha juntat në epilogun e tyre.

Tags: luan ramaPolicia e Shtetitprotesta

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Tumori i ka marrë shikimin në njërin sy, Joelit i rrezikohet jeta

Tumori i ka marrë shikimin në njërin sy, Joelit i rrezikohet jeta

Zgjedhjet/Patozi i gatshëm të bashkëpunojë me PD-në, por me një kusht (VIDEO)

Zgjedhjet/Patozi i gatshëm të bashkëpunojë me PD-në, por me një kusht (VIDEO)

Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kosovë, ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi
Kultura

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

by mirseda
11:31 | 25/02/2026
0

Kinematografia shqiptare është në zi, pasi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i mirënjohur korçar...

Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

10:58 | 25/02/2026
E rëndë! Doli para makinës për të marrë para, humb jetën tragjikisht

E rëndë! Doli para makinës për të marrë para, humb jetën tragjikisht

10:52 | 25/02/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

10:33 | 25/02/2026
Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, do të takohen me Berishën dhe përfaqësues të tjerë

Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, do të takohen me Berishën dhe përfaqësues të tjerë

10:26 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com