Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit

Nga: Mero Baze

Kurrë nuk kam parë kaq shumë urrejtje kundër turizmit shqiptar nga një rreth njerëzish në politikë dhe media që i përkasin politikisht një fluksi opozitar. Së paku dy drejtues opozitar Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë postuar rregullisht plazhe të filmuara pa njerëz. Dhjetëra personazhe histerik rreth tyre postojnë çdo ditë fatura të shtrenjta të lokaleve luksoze në jug, të tjerë duke stërmadhuar incidente banale, e deri tek përpjekja për të bërë politikë me një vdekje tragjike si ajo e Himarës.

Këtij kori i bashkëngjiten pastaj një tufë delirantesh shqiptare që në përpjekje për të njoftuar komshinjtë që kanë shkuar në plazh në Greqi, apo Turqi, postojnë idiotësira që aty janë shezlong-ët falas, madje të japin dhe fruta po tu shkosh. A thua se shqiptarët nuk e kanë parë ndonjëherë Greqinë, këto 30 vjet dhe e kanë zbuluar dikush në vitin 2022.

Dhjetëra veprimtarë të opozitës të njohur si të tillë, nëse ua shikon profilet në rrjetet sociale, kanë çdo ditë garë ku të gjejnë ndonjë çadër bosh për ta postuar, ose ndonjë qese plehrash. Po gjetën ndonjë faturë byreku të shtrenjte pastaj merr flak Shqipëria.

Është e qartë që kjo është një qasje negative me frymëzim politik, më shumë se sa shërbime të paguara nga vendet rivale. Në këtë rast armiqtë më të mëdhenj të turizmit shqiptarë, janë disa shqiptarë të dëshpëruar që kanë moton “pas meje qameti” Dhe atyre u ka ndodhur qameti.

Të vetmit të cilët duket qartazi që kanë një frymëzim financiar janë disa gazetarë apo media në Kosovë,  që paguhen prej agjencive të Kosovës që çojnë pushues në Turqi dhe Mal të Zi që fillojnë qysh në muajin Maj, me propagandë kundër turizmit të Shqipërisë. Në shumë raste ka dhe trillime thjesht raciste, të tipit “kosovarët nuk i pranojnë të hyjnë në Durrës, u lenë autobusin jashtë qytetit”, “Rojet bregdetare nuk e shpëtuan kosovarin që u mbyt në Velipojë”, “Kosovarit i vjedhin lekët në plazh” e marrëzira të tilla. Natyrisht pa harruar përsëritjen e fjalisë që ato 5 eurot e tunelit janë kundër kosovarëve.

Këta i kuptojnë. Janë shërbime me lek. Nuk është se kanë shumë sukses, por e bëjnë detyrën e tyre.

Përkundër kësaj tendence dhjetëra gazeta të huaja madje dhe rrjetet sociale si “Tik tok”, janë kthyer ne guida falas për turizmin shqiptar duke e rritur në fakt fluksin e të huajve që vizitojnë Shqipërinë.

E vërteta është se turizmi shqiptar ka një rritje përtej pritshmërisë. Por natyrisht që ka një ristrukturim gjeografia e turizmit, dhe një ndryshim raportesh me daljet e shqiptarëve jashtë Shqipërisë në raport me dy vitet e fundit që kufijtë ishin të mbyllur.

Por sivjet Shqipëria ka shifrën rekord të vizitorëve të huaj në të gjithë kohërat për të njëjtën periudhë, dhe fuqizim të shërbimeve turistike të hotelerisë të cilat janë të mbushura thuajse plot, pa nevojën e agjencive ndërmjetëse siç ka qenë vite më parë, çka do të thotë më shumë të ardhura për ta. Shkoni shikoni Golemin, Shëngjinin, Durrësin apo Saranden dhe ta kuptoni pse ata po bëjnë sivjet me shume pare.

Sulmi politik ndaj turizmit, i organizuar kryesisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët janë të vetmit qytetarë që nuk kanë pushuar gjithë gushtin, është fakti kryesor pse turizmi ka qenë i suksesshëm. Duke qenë degë kryesore e ekonomisë që sjell të ardhura të mëdha në vend dhe tërheq pas degë të tjera si bujqësia dhe ndërtimi, turizmi shqiptar është kthyer në makthin e tyre dhe përveç sulmit afatshkurtër ndaj sezonit veror, sulmojnë çdo investim strategjik në truizëm siç është projekti i Portit të Durrësit, apo ndërtimet e reja në jug të Shqipërisë. Madje dhe rrugët që të çojnë drejt bregdetit janë nën sulm.

Më gjeni një vend tjetër në botë, që liderët e opozitës dalin çdo ditë në mes të gushtit të sulmojnë turizmin e vendit të tyre, duke ngjallur terror politik ndaj industrisë më të madhe më vend, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, që as vilat në Lalëz nuk po i shijojnë nga makthi i suksesit të turizmit. Makthi i tyre është se të ardhurat e turizmit fuqizojnë ekonominë e cila gjendet para sfidave të krizës botërore dhe ata nuk do t’ia dalin dot që përmes krizës ekonomike të realizojnë ëndrrat e tyre.

Ju siguroj se nëse turizmi do të ishte vërtet keq, Sali Berisha dhe Ilir Meta do ishin dhjetëra herë më të qetë dhe të gëzuar. Do të ishte ëndrra e tyre e realizuar. Shfytyrimi i tyre, urrejtja që u lexohet në fytyrat e nxira jo nga dielli, por nga makthi, tregon se ata duan të bindin veten e më pas mbështetësit e tyre se po e shkatërrojnë turizmin. Por në fakt po shkatërrojnë veten. Mirë është të pushojnë ca ditë, para shtatorit, para se të kthehen në turistë politik në këtë vend.

Tags: ilir metamero bazesali berishashqiperiturizmi

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Atentati mafioz që terrorizoi Vlorën, identifikohen dy viktimat

Atentati mafioz që terrorizoi Vlorën, identifikohen dy viktimat

Berisha “non grata” rimerr drejtimin e Partisë Demokratike

Berisha në kërkim të taborreve të humbura elektorale

Dialogu Prishtinë-Beograd në Bruksel, përfundon takimi trepalësh

Dialogu Prishtinë-Beograd në Bruksel, përfundon takimi trepalësh

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin
Showbizz

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin

by mirseda
12:51 | 20/06/2025
0

Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më...

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

12:33 | 20/06/2025
Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com