Ditën e sotme ra në prangat e policisë 28-vjeçari Sadetin Erkoçeviq, lindur dhe banues në Shkodër, pasi kishte planifikuar të kryente një vrasje në Tiranë. Mirëpo, Erkoçeviq nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ishte shpallur në listën e 31 më të kërkuarve në Shkodër, ku akuzohet për vrasje me dashje në maj të 2014.
Asokohe, Erkoçeviq ekzekutoi brenda një lokali me muzikë live në fshatin Zus, Indrit Yllin dhe plagosi Jetmir Mollën.
Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.
Si ndodhi ngjarja:
Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte shkuar i ndjeri Indrit Ylli se bashku me kushëririn e tij, Ervin Ylli, dhe një shokun e tij, Fabian Hoxha. Në këtë lokal, më pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij, Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.
Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.
I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të.
Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve.