Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Vrasja e Muratajt, e planifikuar”/ Berisha flet me emra: Kush i vodhi paratë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Vrasja e Muratajt, e planifikuar”/ Berisha flet me emra: Kush i vodhi paratë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me grabitjen në Rinas. Në një postim të gjatë publikuar në Facebook, Berisha fajëson kryeministrin Rama dhe ministrat Lleshaj dhe Balluku për vjedhjen e disa milionë eurove.

Madje, ish-kryeministri ngre dyshime mbi vrasjen e Admir Muratajt, teksa shkruan se gjasat janë që “ajo të ishte një vrasje e planifikuar”.

Berisha vijon më tej me akuza teksa shprehet se atë “e zhduku banda e partisë për të mbyllur çdo problem të tij”.

“Sa për vrasjen e Admir Muratit me një plumb të vetëm në kokë gjasat janë se ajo ishte një vrasje e planifikuar. Atë duket e zhduku sipas urdhrit banda e partisë për të mbyllur çdo problem prej tij. Nuk është e rastit që shqiptarët mësuan nga mediat greke emrin e të vrarit Admir Murati. Ky lajm flet vet.

Përveç këtij qëndrimi, njëlloj si padroni i tij, Vasal Kimiku, deklaroi edhe ai si padrinua i tij se fajin e ka koncesionari. Kurse ai që prej 7 viteve ishte anëtar dhe kryetar i bordit të Aviaicionit Civil dhe tani ministër i brendshëm, njeriu absolutisht më përgjegjës për superskandalin nuk kishte asnjë përgjegjësi për vjedhjen shtetërore të 10 milionë euro nga banda e partisë”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

Pse parate ne barkun e avionit ne Rinas i vodhen Edvini, vasali i tij Gjeneral Kanabisi dhe ndrikull Riformto??

Miq, natyrisht me kete nuk dua te them se Edvini ishte ne timonin e mikrobuzit te hetimit tatimor apo se kishte veshur ne koke masken tullace te Muratajt. Nuk dua gjithashtu te them se Vasal Kimiku, alias Gjeneral Kanabisi ishte personi me kamuflazh dhe antiplumb ne shkallen e ngarkimit te avionit apo shofer i furgonit te dyte te bandes me te famshme te partise. Sikunder nuk dua te them se Ndrikull Riformato u fut ne barkun e avionit per t’ju treguar ngarkesat me para banditeve te partise. Por megjitheketo une u them shqiptareve se hajdute e vertet te kesaj vjedhje shteterore jane Edvini, me dy ndihmesit e tij; Gjeneral Kanabisin dhe ndrikull Riformaton. Le t’iu referohemi fakteve.

1- Vjedhja e parave ne pisten e avioneve eshte deshmi e zero sigurise se nje vendi dhe nuk ka ndodhur kurre me pare ne historine e ketij vendi. Kjo eshte dukuri ekskluzive e narko qeverise se Edvinit.
2- Ne fundin e qershorit te vitit 2016 banda e partise vodhi 6 milione euro ne pisten e avioneve te aeroportit te Rinasit.

Çdo kryeminister qe eshte duar jashte dhe qe ndjen minimumin qofte dhe nje nonagrame te pergjegjesise zyrtare, shteterore per superskandalin qe i ndodhi qeverise se tij ai perdor te gjithe fuqine e ekzekutivit, policine, sherbimet inteligjente, ushtrine, miraton çdo ligj dhe nxjerr çdo vendim, e krijon çdo strukture te domosdoshme qe ky superskandal te mos mund te perseritet kurre me.

Por Edvini eshte i vetmi kryeminster ne bote qe ndaj superskandalit te qershorit te vitit 2016 jo qe nuk mbajti asnje qendrim ndaj asnje zyrtari te pergjegjesise per superskandalin, por beri sikur nuk kishte ndodhur madje disa syresh i beri edhe ministra.

Keshtu Gjeneral Kanabisi nga anetar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil u shperblye fillimisht me emerimin kryetar i ketij bordi dhe me pas me detyren e ministrit te brendshem. Po keshtu ndrikull Reformato u lartesua ne detyren e ministres.

Rama eshte autori i superskandalit te vjedhjes se dyte te 10 milione eurove nga banda e partise pasi ai pas ngjarjes qe vertet tronditi boten pa thene nje fjale te vetme vrapoi jashte vendi nga ku leshoi vetem dy rrejshta kod:

a- “fajin e ka kinezi” sikur te behej fjale per nje ngjarje ne ndonje province te Kines apo sikur aeroporti i Rinasit te ishte nje ekstraterritorialitet kinez ne zemer te Shqiperise.

b-fjalia tjeter e Edvinit njeriut me logoren ditore me kilometrike e me profuze ne bote ishte: “respekt per policine”
Me kete fjali kod te dukej sikur falenderonte policine qe nuk arriti te kape banden e partise dhe 10 milion eurot qe duhen per blerjen e votave.
Por perveç Edvinit hajna te tjere kryesore ne kete vjedhje jane edhe Gjeneral Kanabisi dhe Ndrikull Riformato.

Gjeneral Kanabisi keshilltari dhe kandidati per president i Edvinit i presupozuar me njohuri ne fushen e sigurise ishte prej 7 vitesh antare dhe pas vjedhjes se pare edhe kryetar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil, institucionit pergjegjes direkt para qeverise, qytetareve shqiptare dhe komunitetit nderkombetar per sigurine e aeroportit te vendit. Gjeneral Kanabisi, qe ne drejtim te bordit mund te merrte vete dhe ti propozonte Edvinit çdo mase per garantimin e sigurise se aeroportit, pas vjedhjes se pare nuk beri gje tjeter veçse mbushi xhepat me shperblimet nga bordi. Ai me qendrimin e tij kontribuoi direkt tashme edhe si minister i brendshme qe banda e partise te kryente me sukses vjedhjen shteterore te 10 milione eurove per zgjedhjet e ardhshme.

Ne perputhje me misionin e tij, Gjeneral Kanabisi apo Vasal Kimiku, qe u hedh gaz helmues luftarak qytetareve te Tiranes ne shtepite e tyre ne ora 6:00 te mengjesit, deklaron me nje qetesi kriminale dhe duke mashtruar pafytyresisht shqiptaret se policia beri ne kohe detyren, duke u tallur keshtu me cinizem me shqiptaret.

Me kete deklarate kod per policine, e cila nuk kapi asnje nga banditet, nuk kapi asnje thes me euro, te dukej sikur thoshte policia garantoi suksesin e operacionit te superskandalit qe jehoi fuqishem ne mbare boten.

Sa per vrasjen e Admir Muratit me nje plumb te vetem ne koke gjasat jane se ajo ishte nje vrasje e planifikuar. Ate duket e zhduku sipas urdherit banda e partise per te mbyllur cdo problem prej tij. Nuk eshte e rastit qe shqiptaret mesuan nga mediat greke emrin e te vrarit Admir Murati. Ky lajm flet vet.

Pervec ketij qendrimi, njelloj si padroni i tij, Vasal Kimiku, deklaroi edhe ai si padrinua i tij se fajin e ka koncesionari. Kurse ai qe prej 7 viteve ishte anetare dhe krytar i bordit te Aviaicionit Civil dhe tani minister i brendshem njeriu absolutisht me pergjegjes per superskandalin nuk kishte asnje pergjegjesi per vjedhjen shteterore te 10 milione euro nga banda e partise.

Ne superskandalin e vjedhjes ne barkun e avionit ne pisten e aeroportit te Rinasit ne tave eshte edhe ndrikull Reformato.
Ndrikulla perbenin me Enon avokatin e Reformatos dhe aksionerin e ICTS, bashkeshortes se Joanes, shefes te kabinetetit te saj, treshen mafioze me te fuqishme te Edvinit ne aeroportin e Rinasit.

Ishte kjo treshe famoze qe shnderroi aeroportin e Rinasit ne bazen e narkoflotes ajrore te Reformatos, qe e kalonte ate jashte kontrollit te sistemit TIMS dhe skanimit qe shtroheshin ne lokale me Reformaton etj etj.

Pas skandalit me Reformaton, te supervjedhjes ne Pisten e avioneve te 6 milion euro ne fundin e qershorit te vitit 2016, Ndrikulla ne fjale, anetare e bordit te Autoritetit Civl dhe drejtoreshe e Antes, u be njeriu me i rendesishem ne aeroportin e Rinasit. Ajo konfidente e njohur e hershme e krye kreut te Meduzes bente ligjin ne Rinas. Ajo kishte mundesi dhe fuqi te bente çdo emerim, propozim dhe te jepte çdo urdher per sigurine e aeroportit te Rinasit. Por jo. Per suksesin e ketyre skandaleve ajo emerohet ministre e transportit, energjise etj etj. Kurse ndrikull Joana lartesohej dhe zevendesoi ne te gjitha detyrat ndrikull Reformaton duke patur krah te djathte dhe te majte kumbar Eno Bushin, bashkeshortin e saj dhe aksioner kryesor i kompanise se sigurise se aeroportit.

Nga dita e ndodhjes se superskandalit e gjer sot ndrikull Reformato, e pafajshme se vjedhja u krye, u thote shqiptareve se fajin e ka koncesionari, se fajin e ka kinezi, se fajin e ka dreqi dhe i biri por vetem ajo jo.

Miq, pergjegjesia njerezore, njohja e saj eshte tipar qe dallon njeriun e qyteteruar nga njeru primitiv. Ajo nuk ekziston vetem per vrasesit, hajdutet, kriminelet dhe njerezit primitiv, trojka Edvin-Vasal-Belushke primitiv nuk jane! sb

Tags: Berishae planifikuaremravrasja e Muratajt

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
“Bujar Sheshi sigurims në diktaturë”, Autoriteti i Dosjeve kundër Gjykatës Administrative

“Bujar Sheshi sigurims në diktaturë”, Autoriteti i Dosjeve kundër Gjykatës Administrative

“Ishim të destinuar për njëri-tjetrin”, 23-vjeçarja martohet dhe lind fëmijë me 71-vjeçarin

“Ishim të destinuar për njëri-tjetrin”, 23-vjeçarja martohet dhe lind fëmijë me 71-vjeçarin

Rikthim i vizave për shqiptarët? Parlamenti i Holandës voton më 16 prill

Rikthim i vizave për shqiptarët? Parlamenti i Holandës voton më 16 prill







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com