Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Devi Kasmit, flet babai i Elton Halipajt: E gënjyen tim bir!

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja e Devi Kasmit, flet babai i Elton Halipajt: E gënjyen tim bir!

I ati i Elton Halipajt, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit, ka deklaruar se nuk e beson që i biri është i përfshirë në një grup kriminal.

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Hydai Halipaj tha se i biri ishte gjithnjë shumë i urtë, të ëmën e ka me tumor dhe kishte rreth 1 vit pa punë.

“E gënjyen tim bir, ai është i urtë, kanë përfituar nga pika e tij e dobët. Jemi shumë të varfër. I kam hequr shpresat. Nuk e kam takuar djalin që në momentin e arrestimit”, u shpreh ndër të tjera Halipaj me lot në sy.

Intervista e plotë:

Si e përjetuat momentin e arrestimit të Eltonit, kishit dijeni që ai ishte i përfshirë në një grup kriminal?
Jam akoma në gjendje shoku, ditën që arrestuan Eltonin nuk më besohej që bëhej fjalë për tim bir. Ai asnjëherë nuk është shoqëruar më njerëz të tillë. Jam shumë i shqetësuar. Mamaja e djalit është e sëmurë me tumor, na ka sjellë një stres të madh në familje.

Si sillej Eltoni ditët e fundit përpara arrestimit, a vutë re diçka ndryshe tek ai?
Eltoni ka qenë gjithmonë i përkushtuar me familjen, sidomos ndaj mamasë dhe çdo moment interesohej për shëndetin e saj. Por pesë ditët e fundit përpara se të ndodhte e gjithë kjo, ai nuk vinte shpesh në shtëpi, veç telefononte i shqetësuar dhe pyeste si ishte e ëma, apo nëse i kishte pirë ilaçet. Nuk kishim dijeni se me çfarë po merrej.

A i njihnit personat e tjerë që janë arrestuar së bashku me djalin tuaj. Ishit të informuar me kë shoqërohej Eltoni?
Nuk e besoj që im bir është përfshirë në një grup kriminal, ai është i ndershëm, ku i njohu ata persona?1 Ai ka shoqëri tjetër, s’e kam parë kurrë të shoqërohej me ata. Ai rrinte me djemtë e lagjes këtu në Yzberisht. Thuhej nga policia që im bir ka siguruar mjetet, por im bir nuk i ka pasur aq lekë sa për të blerë fugonin. Ne jemi kaq të rënduar ekonomikisht, ai ishte gjithë kohës nëpër spitale, pasi mamasë së tij iu rikthye tumori.

Si është e shkuara e Eltonit, a ishte ai në marrëdhënie pune?
Im bir ka bërë punë të ndryshme, por gjithmonë kanë qenë të ndershme. Ne erdhëm nga Skrapari në Tiranë përpara 18 vitesh. Ishte shumë e vështirë, kam 8 fëmijë, m’u desh të punoja shumë për të mbijetuar. Eltoni ka qenë djalë i urtë dhe punëtor. Ai ka punuar në ndërtim, më pas te pishinat, te liqeni, madje edhe në furrë buke. Vitin e fundit ishte pa punë. Më këputet shpirti kur mendoj që im bir është mbrapa hekurave, akoma nuk arrij ta besoj.

Kush po e ndjek çështjen e Eltonit, keni siguruar një avokat?
Ditën që kanë arrestuar Eltonin, ka qenë me letrat e spitalit të së ëmës në xhep dhe me 700 lekë të vjetra. Me vështirësi i morëm edhe avokat. Jam 75 vjeç, nuk kam as fuqi dhe as para, por po e ndjek çështjen dhe po bëj çdo gjë për të ndihmuar tim bir, sepse ai është i urtë, nuk është marr kurrë me kriminelë.

A është i martuar djali juaj?
Djali ka qenë i martuar dhe ka një gocë të vogël, por një vit e gjysmë më përpara, në të njëjtën kohë që u operua e ëma pasi u sëmur me tumor, pati probleme edhe me bashkëshorten dhe u ndanë. Eltoni ka shumë shqetësime.

Eltoni i ka mohuar akuzat, çfarë reagimi keni për këtë gjë?
Jam në errësirë… Nuk di ç’të them.

Tags: babaie Devi KasmitE gënjyenfleti Elton Halipajttim bir!vrasja

TË LIDHURA

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

20:25 | 11/04/2026
Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë
Aktualitet

Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

20:22 | 11/04/2026
Avokatja e njohur, Eda Grimci rizgjidhet në krye të degës së PD te Njësia 9
Aktualitet

Avokatja e njohur, Eda Grimci rizgjidhet në krye të degës së PD te Njësia 9

19:47 | 11/04/2026
Next Post
Artistët ultimatum Kumbaros: Tërhiq ligjin e Kulturës, ose jep dorëheqjen

Artistët ultimatum Kumbaros: Tërhiq ligjin e Kulturës, ose jep dorëheqjen

Tre shtetet që po çojnë botën drejt humnerës

Tre shtetet që po çojnë botën drejt humnerës

FOTO/“Vejusha e zezë” mbush 97 vjeçe, ja si duket

FOTO/“Vejusha e zezë” mbush 97 vjeçe, ja si duket







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

by mirseda
20:25 | 11/04/2026
0

Aksident në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç. Fillimisht janë përplasur dy mjete ndërsa...

Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

20:22 | 11/04/2026
Milani shtanget në shtëpi, Udinese fiton pastër

Milani shtanget në shtëpi, Udinese fiton pastër

20:11 | 11/04/2026
Nigeria me ‘dorë të hekurt’ ndaj grupeve terroriste, mbi 400 të dënuar

Nigeria me ‘dorë të hekurt’ ndaj grupeve terroriste, mbi 400 të dënuar

19:58 | 11/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com