E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

FOTO/“Vejusha e zezë” mbush 97 vjeçe, ja si duket

Nexhmije Hoxha feston sot 97-vjetorin e lindjes në shtëpinë e saj në Laprakë. Dritare.net ka siguruar një foto të së vesë së diktatorit Enver Hoxha, e cila ndryshe nga vitin e kaluar nuk ka folur për mediet.

Por, këtë herë nuk duket të ketë asnjë ndryshim nga intervista e saj e fundit televizive për Rudina Xhungën, që e quajti edhe intervista e saj e lamtumirës.

Pas saj, ajo vendosi të mos flasë më në ekran, duke u përshëndetur me të gjithë, në fund të intervistës, me shprehjen: “Lamtumirë, unë po pres të iki te Enveri. E kam lënë gjatë, vetëm. Por nëse kam jetuar deri tani, kam jetuar për të, duke punuar e shkruar për Enverin dhe çfarë bëri ai për Shqipërinë. Kam besim te brezat e rinj të historianëve dhe politikanëve që do e nxjerrin të vërtetën, siç ka qenë. I uroj Shqipërisë të dalë sa më shpejt nga gjendja konfliktuale, ku është futur.”

Kjo intervistë është marrë në vitin 2016, por as portreti, as mendimi, nuk duket të kenë ndryshuar për Nexhmije Hoxhën.

Para pak kohësh, në medie qarkulloi lajmi se Nexhmija kishte ndërruar jetë, gjë që rezultoi e rremë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...