Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Vrapoi 560 km për gati 81 orë pa ndalur, kush është super-maratonisti Dean Karnazes

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Vrapoi 560 km për gati 81 orë pa ndalur, kush është super-maratonisti Dean Karnazes

Çdo njeri, atlet amator apo profesionist, ka limitet e veta fizike. Por kjo fjalë nuk duket se ka ndonjë kuptim për amerikanin Dean Karnazes, njeriu i vetëm në botë që mund të vrapojë pa u ndalur për qindra kilometra. Prej vitesh, ai është “mbreti” i ultra-maratonave që mbahen në SHBA dhe nëpër botë.

Lindi si Constantine Karnazes në Inglewood në Los Anxhelos të Kalifornisë më 23 gusht 1962, nga 2 prindër me origjinë greke. Pasionin për vrapimin, e zbuloi që në moshë të vogël. Kur ishte në kopësht, Karnazes nisi të kthehej çdo ditë në shtëpi me vrap.

Më vonë, kur ishte më i rritur, vazhdoi të vraponte në rrugë të tjera, që do ta çonin në zona të panjohura. Me kalimin kohës, Karnazes nisi të testonte kufijtë e tij fizikë. Kur ishte vetëm 11-vjeç, shëtiti çdo cep të Kanionit të Madh. Dhe një vit më pas ngjiti majën e malit Uitni, më i larti në zonë.

Ndërkohë një ditë eci në këmbë 64 km, për të shkuar në shtëpinë e gjyshërve të tij për qejf. Pa u thënë asgjë paraprakisht prindërve të tij. Gjatë kohës që studionte në shkollën e mesme, Karnazes u njoh me Jack McTavish, një trajner i atletëve profesionistë. I cili u bë trajneri i tij personal dhe e njohu atë me mënyrën e vrapimit në distanca të gjata.

Atë vit Karnezes fitoi garën e 1.6 km për shtetin e Kalifornisë. Po atë vit transferohet bashkë me familjen në qytetin e San Klementes, ku vazhdoi të kultivojë pasionin e tij për vrapimin. Gjatë një aktiviteti sportiv për qëllime bamirësie, që synonte të mblidhte fonde për fëmijët e varfër, shumica e garuesve vrapuan 10-15 herë rreth pistës me përmasa olimpike.

Ndërsa Karnazes, vrapoi lot 105 herë, ose 42 km, sa një maratonë të plotë. Rekordet e këtij njeriu, janë të jashtëzakonshme. Në vitin 2005, ai vrapoi për 80 orë e 44 minuta pa u ndalur, duke përshkuar distancën e pabesueshme prej 560 kilometrash.

Në vitin 2006, ai zhvilloi për 50 ditë nga një maratonë në secilin prej 50 shteteve amerikanë. Kjo në kuadër të një fushate për mbledhjen e fondeve, në ndihmë të amerikanëve të prekur nga uragani i fuqishëm i atij viti “Katrina”. Në vitin 2002, Dean Karnazes, theu një tjetër rekord. Ai vrapoi për 42 km një maratonë të plotë në dëborë në Polin e Jugut, në temperaturën -25°C.

Interesant është fakti që gjatë qindra maratonave të tilla, Karnazes nuk ka pasur përgjithësisht ndonjë problem fizik. Që ta detyronte të ndërpriste garën. Sekreti i tij është një gjendje e rrallë, që i lejon trupit të tij të shpërbëjë me shpejtësi acidin laktik nga trupi. Kjo para se ai t’i lodhë dhe t’i bllokojë muskujt.

Zakonisht, kur një njeri ushtrohet fizikisht, trupi e konverton glukozën në energji. E cila nga ana e saj prodhon acid laktik si një lloj nënprodukti. Meqë kjo depozitohet në muskuj, fillon të shkaktojë dhimbje dhe lodhje, si një sinjal që duhet të ndalemi dhe të pushojmë.

Ndërkohë trupi i Karnazes, nuk i merr kurrë këto lloj sinjalesh. Për pasojë, ai është në gjendje të vazhdojë të vrapojë pa u ndalur. Edhe në disa prej garave më të vështira në botë për sa i përket rezistencës fizike. Mjekët kryen në një rast një test të acidit laktik, për të analizuar se sa kohë i duhej që të mbërrinte pragun e tij  dhe kur nis të shfaqet ky lloj acidi.

Testi zgjat zakonisht rreth 15 minuta. Por mjekët pritën më kot më shumë se një orë. Dhe i dhanë fund testimit, pasi acidi nuk u shfaq në trupin e super-maratonistit. Vetë vrapuesi greko-amerikan, thotë se yndyra shumë e pakët që ka në trup, dhe dieta e tij strikte, e ka ndihmuar në zhvillimin e aftësitë mbinjerëzore të vrapimit.

Karnazes, që nuk kalon asnjë ditë pa vrapuar të paktën distancën e një maratone, pra 42 km, thotë se fokusi i tij është gjithmonë qëndrueshmëria. “Mua nuk me intereson se sa shpejt vrapoj, por se sa larg do të shkoj”- thotë ai. Kur nuk është duke vrapuar 56-vjeçari, shkruan libra.

Deri tani ai ka shkruar disa prej tyre, mbi mënyrën së ngrënies së shëndetshme dhe punës së shëndetshme. Dështimi i vetëm në një garë i Karnazes, i përket ultra maratonës së tij të parë në Beduoter në vitin 1995.

Pasi kishte vrapuar për mbi 112 km, ai nisi të kishte disa halucinacione. Ndërsa stafi i tij ndihmës e gjeti disa minuta më vonë pa ndjenja në anë të rrugës. “Kur u zgjova në spital disa minuta më vonë, kujton Karnazes, gjithçka që mund të thosha ishte se nuk vdiqa, nuk kam marrë fund!”. Pas atij episodi, për Dean gjithçka ka shkuar shumë mirë./ TIRANA TODAY

Tags: 81 orë pa ndaluramerikaniDean Karnazesgaraorigjinë grekesuper-maratonistiVrapoi 560 km

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Vasili për Ramën: Kurojeni sot se nesër do të hajë veten

Vasili për Ramën: Kurojeni sot se nesër do të hajë veten

Rama ia kthen Metës me shprehjen e Aristotelit: Inatosu me njeriun e duhur!

Shkarkimi/ Deputeti shpërthen ndaj Ramës: Mosmirënjohës, Meta të solli në pushtet

Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Rrini larg protestës

Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Rrini larg protestës







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com