Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Votohet i besuari i Trump, ish-shefii CIA-s tani Sekretari Amerikan i Shtetit

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara miratoi emërimin e drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo, në postin e sekretarit amerikan të Shtetit. Emërimi i Pompeos u miratua me të 11 votat për të republikanëve, ndërsa nga dhjetë demokratët e Komitetit, nëntë votuan kundër.

Pompeo është zgjedhja e presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit ka shkarkuar sekretarin e deritanishëm të Shtetit, Rex Tillerson. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, e mirëpriti votimin në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë dhe tha se Senati tani ka vota të mjaftueshme për të konfirmuar Pompeon, këtë javë, në postin e sekretarit. Një gjë e tillë do t’i mundësonte Pompeos të ndiqte një samit të NATO-s më 27 prill.

“Shtetet e Bashkuara do të kenë një kryediplomat që gëzon besimin e plotë të presidentit”, tha McConnell. Pompeo është bërë një nga këshilltarët më të besueshëm të Trumpit gjatë 15 muajve të tij si drejtor i CIA-s. Së voni, ai ka qenë i përfshirë thellë në përgatitjet e një takimi të Trumpit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Derisa demokratët e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë e kanë kundërshtuar Pompeon, duke e konsideruar si luftarak dhe të ashpër ndaj Islamit, ai e ka mbështetjen e së paku tre demokratëve në Senatin e plotë dhe asnjë republikan nuk është shprehur kundër. Kjo do të thotë se ai e ka të sigurt konfirmimin për sekretar të Shtetit.

Megjithatë, miratimi në Komitet ka qenë në dyshim për disa ditë, për shkak të kundërshtimeve nga senatori republikan, Rand Paul, i cili e ka kritikuar Pompeon për mbështetjen e luftës së SHBA-së në Irak.

Por, Paul ka ndryshuar qëndrim në minutën e fundit, pasi, siç ka thënë, ka marrë garanci nga Pompeo se ai tani beson se lufta në Irak ka qenë “gabim” që e “ka destabilizuar rajonin”. Paul tha se Pompeo i ka thënë atij se ai po ashtu dëshiron të përfundojë përfshirjen e SHBA-së në Afganistan.

Vota e Paulit bëri që Pompeo të shmangë mundësinë e të qenët i nominuari i pari në histori që refuzohet nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.
Trump e ka shkarkuar sekretarin e tij të parë të Shtetit, Tillerson, muajin e kaluar, duke u thirrur në dallime rreth çështjeve kyçe, përfshirë marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore. /REL

Tags: amerikanbesuariCIA-sish-shefiisekretarishtetitTaniTrumpvotohet

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Çfarë ia theu zemrën Kim Jong? Keqardhja e rrallë e diktatorit

Arrestuan Marko Gjuriç, policia në hall të madh

Pas vdekjes së gruas, ish-presidenti shtrohet në spital







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

by mirseda
15:18 | 05/06/2026
0

Vicenzo Italiano është trajneri i ri i Besiktas. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com