Pas rrëzimit të dekretit të Presidentit Ilir Meta me 74 vota të mazhorancës, vjen reagimi i parë nga opozita.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi shkruan se mazhoranca miratoi ligjin që vjedh pronën publike duke prishur Teatrin Kombëtar.
Bylykbashi ngre një pyetje, teksa thotë se kur e kishte gabim mazhoranca: Kur pranoi 9 arsyet e Presidentit apo kur rrëzoi po 9 arsyet e tij?
“Përgjigja është shumë e thjeshtë: janë hajdutë dhe palaço në të njëjtën kohë”.
POSTIMI I PLOTË
Palaçot qe po vjedhin shqiptaret me ligj
Presidenti e ktheu ligjin e pare te Teatrit duke rreshtuar me dekret 9 arsye kushtetuese pse ligji nuk mund te kalohej. Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrezimin e ligjit duke pranuar te nenta aresyet e Presidentit, pa kundershtuar asnje.
Edi Rama amendoi ne rruge antikushtetuese ligjin e rrezuar dhe ia coi perseri te njejten “corbe” Presidentit per dekretim. Presidenti e ktheu perseri ligjin me veto, duke nenvizuar se asnje nga 9 aresyet e rrezimit heren e pare nuk ishte zgjidhur. Mazhoranca ka vendosur te rrezoje tashme dekretin e Presidentit e te miratoje ligjin qe vjedh pronen publike duke prishur Teatrin Kombetar.
Tani, meqe presidenti nuk ka ndryshuar qendrim dhe thote se te nenta aresyet e rrezimit te pare mbeten edhe ne ligjin e ri, te vjen vetiu pyetja:
E kishte gabim Mazhoranca heren e pare kur pranoi nente arsyet e Presidentit, apo e pati gabim heren e dyte kur rrezoi po te njejtat nente aresye te Presidentit?
Pergjigja eshte shume e thjeshte: jane hajdute dhe palaço ne te njejten kohe