Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vodafone, nga të parat kompani në botë me politikë përkrahëse për punonjësit e prekur nga dhuna në familje

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vodafone, nga të parat kompani në botë me politikë përkrahëse për punonjësit e prekur nga dhuna në familje

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Vodafone Albania prezanton për herë të parë në Shqipëri një politikë që përfshin përkrahjen dhe mbështetjen e punonjësve të prekur nga dhuna në familje, duke u bërë pjesë e fushatës së Vodafone Group kundër dhunës dhe abuzimit në familje.

37% e punonjësve të industrive të ndryshme janë prekur nga dhuna në familje. Ky është një nga rezultatet e studimit që Vodafone Foundation ka ndërmarrë në bashkëpunim me qendrën “Opinium” në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi përfshiu 4,712 gra, vajza, djem dhe burra nga 9 vende të botës.

Midis të tjerave, nga studimi rezultoi se 67% e atyre që kanë përjetuar dhunë, shprehen se kjo gjë ka prekur progresin e tyre në karrierë dhe 51% prej tyre shprehen se nuk ndihen komodë për ta diskutuar këtë gjë në mjedisin e punës. Megjithatë, 53%, e atyre që e kanë diskutuar me kolegët, thanë se ishin ndjerë më mirë.

Nisur nga ky studim, por edhe në vijim të angazhimit ndaj punonjësve dhe komunitetit ku operon, Vodafone ka prezantuar politikën e re të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore që fokusohet pikërisht tek dhuna në familje. Të gjithë punonjësve, në 25 vendet ku Vodafone operon, përfshirë Shqipërinë, do t’u ofrohet mundësia që të marrin mbështetje dhe këshillim të dedikuar. Njëkohësisht, atyre do t’u jepen 10 ditë leje të paguara si dhe leje “ekstra” për të ndjekur seancat gjyqësore, ose për të qëndruar pranë fëmijëve të tyre.

Pjesë e politikës është dhe trajnimi i specializuar që do të marrin menaxherët e burimeve njerëzore në mënyrë që të fitojnë aftësitë për të mbështetur viktimat e dhunës në familje si dhe për t’i nxitur ata të raportojnë.

Prezantimi i kësaj politike të re e rendit Vodafone si një nga kompanitë e para në nivel global që i dedikon një politikë përkrahëse këtij fenomeni social, që edhe në vendin tonë kap shifra të konsiderueshme të prekurish.

Me anë të kësaj fushatë që nuk do të ndalet vetëm me politikat përkrahëse për viktimat e dhunës në familje, Vodafone synon të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e barazisë gjinore, mosdiskriminimit, mbrojtjes dhe respektit për dinjitetin, të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe ofrimin e mundësive të barabarta në karrierë për këdo, pavarësisht gjinisë, rracës, bindjeve, preferencave apo orientimit seksual.

Vodafone ka bindjen se fuqizimi i gruas dhe promovimi i barazisë gjinore i jep mundësinë komunitetit,  ekonomisë dhe bizneseve të zhvillohen. Për këtë arsye, barazia gjinore dhe mundësitë e barabarta janë thelbësore në politikat e burimeve njerëzore në Vodafone.  Kjo iniciativë i shtohet listës së gjatë të iniciativave dhe programeve që Vodafone ia dedikon fuqizimit të grave dhe promovimit të barazise gjinore. Programe si Reconnect, Code like a Girl, Politika e Lejes së Lindjes, etj. janë shembull i angazhimit të Vodafone në komunitetet ku operon.

Tags: e prekurne familjenga dhunapolitike perkrahesepunonjësitVodafone

TË LIDHURA

Rama-opozitës: Vjedhje 50 mln euro për Llogaranë? Mos bëni prokurorin rrugëve!
Politikë

Rama-opozitës: Vjedhje 50 mln euro për Llogaranë? Mos bëni prokurorin rrugëve!

11:23 | 19/11/2025
Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Më mirë kurrizin
Politikë

Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Më mirë kurrizin

11:03 | 19/11/2025
Këlliçi: Lekët e vjedhura nga Balluku për Llogaranë, mund të shkonin për pensionistët
Politikë

Këlliçi: Lekët e vjedhura nga Balluku për Llogaranë, mund të shkonin për pensionistët

11:00 | 19/11/2025
Next Post
Pse euroburokratët rrefuzojnë ta shohin krizën shqiptare?

Pse euroburokratët rrefuzojnë ta shohin krizën shqiptare?

Miratimi i platformës në Kosovë, Vuçiç: Kundër dialogut

Miratimi i platformës në Kosovë, Vuçiç: Kundër dialogut

Në Prishtinë protestohet, marshim masiv për 8 Mars

Në Prishtinë protestohet, marshim masiv për 8 Mars







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Rama-opozitës: Vjedhje 50 mln euro për Llogaranë? Mos bëni prokurorin rrugëve!
Politikë

Rama-opozitës: Vjedhje 50 mln euro për Llogaranë? Mos bëni prokurorin rrugëve!

by mirseda
11:23 | 19/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi deklaroi se opozita nuk duhet të bëjë prokurorin rrugëve, sa i takon...

Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Më mirë kurrizin

Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Më mirë kurrizin

11:03 | 19/11/2025
Këlliçi: Lekët e vjedhura nga Balluku për Llogaranë, mund të shkonin për pensionistët

Këlliçi: Lekët e vjedhura nga Balluku për Llogaranë, mund të shkonin për pensionistët

11:00 | 19/11/2025
Nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama

Nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama

10:30 | 19/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com